Categories: sport

E bujshme në Madrid, Reali mund t’i japë Viniciusit pjesë të shumës së transferimit te Arsenali

Real Madridi po shqyrton mundësinë t’i ofrojë Vinicius Juniorit një përqindje të vlerës së transferimit nëse braziliani pranon të kalojë te Arsenali gjatë kësaj vere. Klubi spanjoll synon të shmangë largimin e tij pa përfitim financiar në vitin 2027, kur kontrata e tij skadon.

Të lidhura

None found

Sipas gazetarit Jorge Picon, drejtuesit madrilenë janë takuar së fundmi me përfaqësuesit e sulmuesit dhe u kanë komunikuar se rinovimi i marrëveshjes mbetet objektivi kryesor. Megjithatë, në rast se Vinicius vendos ta vazhdojë karrierën jashtë “Santiago Bernabeut”, Reali është gati të ndihmojë në realizimin e transferimit.

Plani i klubit parashikon që 26-vjeçari të marrë një pjesë të shumës së shitjes në formën e një bonusi nënshkrimi. Përmes kësaj skeme, Real Madridi dëshiron ta bindë lojtarin të largohet këtë verë, në vend që të presë përfundimin e kontratës në vitin 2027.

Arsenali mendohet se ka besim se mund të mbyllë marrëveshjen për rreth 150 milionë euro. Në anën tjetër, Real Madridi e kishte vendosur fillimisht vlerën e reprezentuesit brazilian në afro 170 milionë euro.

Kjo zgjidhje do të ishte e dobishme për të gjitha palët. Viniciusi do të siguronte një përfitim të rëndësishëm financiar, Arsenali do të transferonte një prej sulmuesve më cilësorë në Evropë përpara se ai të bëhej lojtar i lirë, ndërsa Reali do të evitonte humbjen pa kompensim të një prej aseteve të tij kryesore.

Pasiguria për të ardhmen e Viniciusit është krijuar kryesisht nga vështirësitë që kanë shoqëruar bisedimet për kontratën e re.

Raportohet se Real Madridi i ka propozuar brazilianit një pagë vjetore prej rreth 22 milionë eurosh, ndërsa pala e lojtarit kërkon një paketë financiare që shkon afër 30 milionë eurove në vit, në përputhje me nivelin e futbollistëve më të paguar të klubit.

të fundit

EULEX dënon vrasjen e Arlinda Zekajt dhe shpreh ngushëllime

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e ka dënuar fuqishëm vrasjen e Arlinda Zekajt në…

5 minutes ago

Dy vota bënë diferencën, Cubarsi humbi trofeun Kopa përballë Yamalit

Barcelona e humbi një tjetër çmim, por diferenca ishte vetëm dy vota: Pau Cubarsi mbeti shumë pranë triumfit në trofeun…

9 minutes ago

Trenchevska: Second budget revision shows fiscal failure and government irresponsibility, citizens pay the price

"Ribalancimi i dytë i buxhetit për vitin 2026 është një dokument që nuk përfaqëson thjesht një rregullim kozmetik ose teknik,…

19 minutes ago

Sali and Mickoski meet Haxhiu: Fraternal relations with Kosovo, basis for new cooperation

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski sot ka pritur në…

19 minutes ago

Law on the Specialist Chambers remains stalled in the Assembly despite PDK’s call for completion within four weeks

Presidentja Justina Shiroka-Pula ktheu në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara pas kërkesës që Grupi Parlamentar i PDK’së i bëri…

20 minutes ago

I tell you everything, but you don’t tell me” – testimony about Qerimi’s meetings in the espionage trial

Sot, është mbajtur seanca e radhës për të akuzuarit Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi të cilët akuzohen për veprën penale…

20 minutes ago