sport

E BUJSHME/ Granit Xhaka “fluturon” drejt Arabisë Saudite, zbulohet paga e majme që pritet të përfitojë

Granit Xhaka me shumë gjasa të largohet nga Bajer Leverkuseni pas dy viteve qëndrim shumë të suksesshme në klubin gjerman.

Sipas “Telegrafi”-t bëhet me dije burime të afërta me lojtarin se Xhaka pas përfundimit të sezonit në Bundesligë ka udhëtuar drejt Lindjes së Mesme, më saktësisht drejt Arabisë Saudite ku edhe mund ta vazhdoj karrierën nga vera.

Të lidhura

None found

32-vjeçari në klubin gjerman ka pagë prej dy milionë eurove neto në sezon, ndërsa transferimi në ndonjërin nga klubet e interesuara në Arabinë Saudite do të thotë se Xhaka do të fitojë mbi 10 milionë euro në sezon, çka nënkupton edhe kontratën më të mirë të jetës për të.

Për shërbimet e mesfushorit me origjinë shqiptare interesohen 3 klube arabe. Palët janë në bisedime të avancuara, ndërsa Xhaka po shqyrton me shumë kujdes ofertat.

Këtë edicion Xhaka ka zhvilluar 49 ndeshje zyrtare në të gjitha garat me fanellën e ‘Aspirinave’, teksa ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

të fundit

PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, propozimet pranohen deri më 30 nëntor

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Kryetari i PD-së,…

2 minutes ago

PSG synon Gulerin, raportohet ofertë prej 200 milionë eurosh për Realin dhe pagë 22 milionë në vit

E ardhmja e Arda Gulerit te Real Madridi mund të jetë në pikëpyetje, pasi mesfushori turk raportohet se ka refuzuar…

9 minutes ago

Stuhia “Charls” pritet të godasë sonte Shqipërinë, meteorologia Lajda Porja zbulon zonat më të rrezikuara

Stuhia “Charls”, e cila goditi brigjet e Portugalisë me erëra të fuqishme dhe reshje intensive shiu, po zhvendoset drejt Ballkanit.…

17 minutes ago

Durmishi: Për kontratat e përkohshme do të kërkohet pëlqimi i Financave pas ndryshimit të sistematizimit

Kthimi i kontratave të përkohshme të punës në vendime pune si duket do duhet të pres edhe shumë gjatë. Edhe…

19 minutes ago

Lista Serbe kritikon Listën Studentore: Retorika e saj ngjan me atë të Prishtinës

Lista Serbe ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të Listës Studentore, që fitoi zgjedhjet në Serbi, se nuk…

27 minutes ago

Albanian man shot dead near European Parliament in Brussels identified; details emerge (NAME)

Redjan Z. është identifikuar shqiptari që u vra me armë zjarri pranë Parlamentit Europian në Bruksel, më 12 tetor. Sipas…

31 minutes ago