Granit Xhaka me shumë gjasa të largohet nga Bajer Leverkuseni pas dy viteve qëndrim shumë të suksesshme në klubin gjerman.
Sipas “Telegrafi”-t bëhet me dije burime të afërta me lojtarin se Xhaka pas përfundimit të sezonit në Bundesligë ka udhëtuar drejt Lindjes së Mesme, më saktësisht drejt Arabisë Saudite ku edhe mund ta vazhdoj karrierën nga vera.
32-vjeçari në klubin gjerman ka pagë prej dy milionë eurove neto në sezon, ndërsa transferimi në ndonjërin nga klubet e interesuara në Arabinë Saudite do të thotë se Xhaka do të fitojë mbi 10 milionë euro në sezon, çka nënkupton edhe kontratën më të mirë të jetës për të.
Për shërbimet e mesfushorit me origjinë shqiptare interesohen 3 klube arabe. Palët janë në bisedime të avancuara, ndërsa Xhaka po shqyrton me shumë kujdes ofertat.
Këtë edicion Xhaka ka zhvilluar 49 ndeshje zyrtare në të gjitha garat me fanellën e ‘Aspirinave’, teksa ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.
Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin "Zonë e…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet…
Këgëtarja Aurela Gaçe ka folur pa dorashka për karrierën e saj të gjatë dhe të sukseshme muzikore. E ftuar në…
Aktori britanik Callum Turner ka surprizuar me deklaratën e tij më të fundit, duke zbuluar se po rishikon me kujdes…
Kremlini tha të martën se pjesëmarrja evropiane në negociatat e vazhdueshme mbi planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën nuk…