sport

E BUJSHME/ Ernest Muçi drejt gjigandit francez për një shifër rekord

Nisja e një sezoni fantastik me sku adrën e Legias së Varshavës, ka bërë që edhe klube të mëdha të interesohen për Ernest Muçin. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka shënuar 7 gola deri tani, mes kampionatit dhe Ligës së Konferencës, teksa dopieta ndaj Aston Vilës ishte një reklamë për të në arenën europiane.

“Panorama Sport” mëson se destinacioni i ardhshëm i Muçit mund të jetë Monako. Bëhet fjalë për një klub të madh në Francë dhe shifra e transferimit mund të shkojë deri në 15 milionë euro.

Aktualisht shqiptari menaxhohet nga Shkumbin Qorrmehmeti, por mësohet se në lojë për një bashkëpunim ka hyrë edhe agjenti i famshëm Jorge Mendes, i cili ka menaxhuar për vite Kristiano Ronaldon dhe aktualisht ka nën vete shumë lojtarë të njohur.

Kampionati polak është një trampolinë e mirë për shumë lojtarë, teksa nga Leh Poznan apo Legia janë transferuar për shifra të larta drejt Anglisë dhe Francës. Rekordin e shitjes e mban Jakub Moder, që u ble nga Brajtoni për 11 milionë euro.

Kështu, nëse gjithçka realizohet për Muçin, ai mund të bëhet edhe lojtari që është shitur më shtrenjtë nga Polonia drejt një vendi tjetër. Gjithashtu gazeta zbulon se edhe klubi i Tiranës do të përfitonte 1.5 milionë euro nga shitja, pasi zotëron 10% të kartonit.

Aktualisht Monako renditet në vendin e parë në kampionatin francez, ndërsa sa i përket repartit të avancuar, ata vuajnë mungesën e Brel Embolo, i cili ka këputur ligamentet dhe do kohë që të rikthehet.

NDESHJA – Për shkak të kalendarit të ngjeshur, Ernest Muçi e nisi nga stoli takimin e djeshëm që Legia e Varshavës zhvilloi në Holandë.

Skuadra e shqiptarit u mposht minimalisht me AZ Alkmarin në transfertë, edhe pse dominoi në gjithë takimin, pasi këta të fundit mbetën me një lojtar më pak.

Sulmuesi i Kombëtares u hodh në fushë në minutën e 62-të, por tërheqja e holandezëve mbrapa për të ruajtur rezultatin, nuk la shumë hapësira për Muçin, i cili tentoi disa herë me krosime drejt zonës, por nuk u shfrytëzuan mirë nga shokët e ekipit.

Aktualisht Legia ndodhet në kuotën e tri pikëve, po aq sa Aston Vila, Zrinjski dhe AZ Alkmari dhe golashënuesi më i mirë e ekipit është Muçi, me dopietën e shënuar ndaj Aston Vilës.

 

 

të fundit

Horoskopi 26 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Nuk do linde asnjë mosmarrëveshje ndërmjet jush…

2 hours ago

Tragjedia në Iran/ Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifrën prej 30.000

Ndërprerja mbarëkombëtare e internetit në Iran vazhdon të jetë në fuqi, ndërkohë që numri i raportuar i viktimave nga protestat…

2 hours ago

Plas sherri në BBVK, Limi i “hakërrehet” Albës dhe i hedh bluzën në fytyrë

Situata është paraqitur e tensionuar në Big Brother Vip Kosova, ku një debat verbal edhe fizik ka ndodhur mes Lim…

3 hours ago

Rama në Izrael: Nova Site, një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Izrael me rastin e pjesëmarrjes së tij në konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Në…

3 hours ago

‘Je puthur në buzë me Edi Ramën?’/ Ilir Vrenozi kap në befasi Mimoza Ahmetin, ja si përgjigjet poetja

Teksa ishte e ftuar në një studio televizive, poetja Mimoza Ahmeti komentoi puthjen mes Brikenës dhe Mateos, e pretenduar nga…

3 hours ago

Pajtohen Limi dhe Alba, shkëmbejnë puthje dhe përqafime

Dyshja e shumëpërfolur, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani, duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin. Ka qenë banori që i…

4 hours ago