Gazeta e njohur Il Corriere Della Sera shkruan se agjenti i gjigandit italian ka planifikuar ardhjen e portierit tek Juventusi në vitin 2022.
Gigio Donnarumma nuk është aspak i kënaqur me situatën e tij aktuale tek PSG. Portieri italian ishte i vetëdijshëm se do të kishte një konkurencë të fortë me Keylor Navas, por kurrë nuk imagjinonte të ulej kaq gjatë në stolin parizien.
Nëse situata nuk ndryshon, do të hapen skenarë të rinj, ku portierin e kombëtares italiane mund ta shohim të veshë fanelën e “të urryerve” të kuqezinjve, Juventusit.
Është mëse e sigurt që Donnarumma s’do të pranonte kurrë të qëndronte rezervë edhe një sezon tjetër. Ndërkohë që edhe Navas ka një kontratë deri në vitin 2024.
Vetë agjenti i italianit, Mino Raiola, ka pranuar publikisht faktin se Donnarumma ka pasur oferta nga Juventusi, por ka përzgjedhur të qëndrojë në Milano.
Tashmë ditët e besnikërisë së padiskutueshme janë larg dhe Donnarumma është i detyruar të mendojë për rritjen e tij profesionale, si dhe për tituj të rinj.
Kalimin në Torino do ta lehtësonte edhe performanca e dobët në këtë fillim sezoni të portierit bardhezi Szczesny.
Pra gjithçka duket e menduar mirë nga Raiola, i cili për ekipet e futbollit mbetet një makth, por që për të asistuarit e tij mbetet i pazëvendësueshëm. Gjithçka për tu parë në këto “çmendurira” marketi, që janë kthyer në një spektakël të vërtetë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Prokuroria e Posaçme, (SPAK), ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në…
Administratori i kompanisë Eco-Elb, Leli Kaja, që menaxhon zonën e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, duket se hoqi dorë njëherë…
Këtë të premte, uniformat blu në Tiranë, kanë vendosur në pranga një 28-vjeçar, i cili u kap duke qarkulluar me…
Prej disa ditësh, një vatër zjarri vijon të përfshijë zonat malore në bashkinë Finiq, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme…
Prokuroria e Posaçme, është e bindur se Gentian Sula, administrator dhe një prej ortakëve të shoqërisë shqiptare të sigurimeve “Intersig-Viena…
Këtë të premte, GJKKO ka mbajtur seancën e lajmëruar për shqyrtimin e kërkesës së përfaqësuesve ligjorë të presidentit të Partisë…