Gati një muaj më parë Gabriel Barbosa festoi fitimin e kampionatit brazilian për të dytin vit radhazi me Flamengon. Sulmuesi ishte protagonist absolut në suksesin e klubit Mengao, teksa shënoi 21 gola në 40 ndeshje të luajtura.
Gjërat në fushë kanë shkuar mirë kohët e fundit për Gabigol, por jashtë fushës duket se jo. Mëngjesin e sotëm ish-sulmuesi i Interit është ndaluar nga policia në një lokal ku luhej kumar fshehurazi në jug të Sao Paulos.
None found
Së bashku me sulmuesin brazilian, është ndaluar edhe reperi MC GUI (mbi 7.5 milion ndjekës në Instagram) dhe 200 persona të tjerë ishin gjithashtu të pranishëm. Të gjithë janë marrë nga policia dhe janë dërguar në stacionin e policisë.
Pastaj ata nënshkruan një urdhër duke u zotuar të dëshmonin në të ardhmen, ndërkohë që u lanë të lirë. “Kur mbërritëm në vendin e ngjarjes zbuluam se nuk ishte një disko, por një kazino klandestine. Të arrestuarit duhet të përgjigjen”, tha shefi i policisë Eduardo Brotero.
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Rrahman Hotit, i dyshuar për vrasjen e…
Gjashtëmbëdhjetë ekspertë të rinj gjyqësorë janë licencuar në Kosovë, duke iu bashkuar profesionistëve që kontribuojnë në funksionimin dhe forcimin e…
Mauricio Pochettino ka identifikuar një nga objektivat e tij të parë për përforcimin e Manchester Unitedit, me trajnerin argjentinas që…
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2026/2027, ka filluar auditimin e performancës…
Ysni IsmailiYsni Ismaili u konsiderua prurja e re e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e nëntorit, atë me Finlandën dhe…
Blackpool ka shkarkuar trajnerin Ian Evatt në ditëlindjen e tij të 45-të, vetëm disa orë pasi e uruan atë në…