Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi ka rrëfyer bisedën që ka pasur me talentin Brajan Gruda së fundmi.
Bushi ka vazhduar më tej se Gruda i ka thënë, nëse nuk do luajë me përfaqësuesen kryesore të Gjermanisë, do të zgjedh kalimin te Shqipëria.
Aktualisht Brajan Gruda po luan Kampionatin Europain me Gjermaninë U-21.
“Brajan Gruda mund të luajë te Shqipëria me 100% në qoftë se nuk është pjesë e kombëtares së Gjermanisë A.
Në momentin që nuk është pjesë e saj, ai do të përfaqësojë Shqipërinë. Ky ka qenë bashkëbisedim, kontakt ose le të themi, ne kemi bërë takimet me familjen e tij. Ne do të donim shumë që të ishte pjesë e Shqipërisë.
Faktikisht është një lojtar me potencial shumë të madh dhe një lojtar që i mungon Shqipërisë, pra që futet gjithmonë nga brenda dhe futet me të majtën që nuk e kemi, dhe këta lojtarë si Gruda bëjnë diferencën në një ndeshje futbolli, fitojnë ndeshjen”, tha Bushi për “Klan News”.
Ryshfeti që bizneset paguajnë ndaj administratës publike, është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025 sipas të dhënave të fundit nga Barometri…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.7 lekë, në shitje me 82.9 lekë. Euro, do…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në…
Parashikimet e Horoskopit të Brankos për ditën e nesërme, e hënë 15 dhjetor 2025, sjellin sinjale të rëndësishme për të…
Projekti për informimin dhe dhënien e bursave falas në universitetet amerikane i zbatuar në 68 gjimnaze nga veriu në jug…
Poem Blu, vajza e këngëtarit Ledri Vula dhe influenceres Sara Hoxha, ka festuar sot ditëlindjen e saj të pestë. Ka…