sport

E ardhmja e Silvinjos në pikëpyetje, trajneri dhe presidenti Duka nuk ndajnë të njëjtin mendim

E ardhmja e trajnerit Silvinjo nuk është vendosur. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shpreh se i ka ofruar vazhdimin e bashkëpunimit.

Për të mësuar të ardhmen e Silvinjos, nuk është e qartë se kur do të vijë përgjigjia.

Të lidhura

None found

Trajneri Silvinjo tha pas humbjes me Poloninë, që kontrata e tij është deri në korrik dhe më pas do të vendoset. Në anën tjetër, presidenti Duka u shpreh se vendimi do të merret para miqësoreve të qershorit.

ÇFARË THA TRAJNERI SILVINJO:

“Kontrata është deri në muajin korrik dhe më pas do të vendosim. Ka qenë një rrugëtim prej tre viteve ku ka ndodhur çdo gjë, ka pasur lojtarë që kanë luajtuar 90 minuta të dielën dhe mërkurën, ka pasur lojtarë që nuk kanë marrë minuta fare dhe pa skuadër fare, ajo çfarë ka bërë diferencën është se kanë bërë mirë për ne, jemi një skuadër në rritje, jam krenar për mënyrën si janë prezantuar në ndeshje, ata lënë çdo gjë në fushë dhe kanë kënaqësi për të përfaqësuar Shqipërinë”, u shpreh Silvinjo pas humbjes me Poloninë.

ÇFARË THA PRESIDENTI I FSHF-SË, ARMAND DUKA:

“E kam pyetur si e ndjen veten, nëse e udhëheq përsëri këtë skuadër apo jo. E kam detyrim që të jem transparent dhe po i them bisedat siç i kemi bërë me trajnerin. Ai më ka pyetur “Si e mendon ti?”. Në këndvështrimin tim ke energji akoma i thashë. Ai do marrë kohë për ta menduar dhe për të më dhënë përgjigje. Nuk do të thotë që nëse thotë po, ne do të ofrojmë një kontratë të re. Por do të vendosim para ndeshjeve të qershorit nëse ne do vazhdojmë me trajnerin apo me një tjetër”.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

3 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

3 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago