Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, do të publikojë këtë të premte listën e tij të parë sa i përket ndeshjeve të Ligës së Kombeve që kuqezinjtë zhvillojnë në fund të shtatorit dhe në fillimin muajit tetor.
Janë katër ndeshje ndaj pritet që të jetë një listë më e zgjeruar, me shumë alternativa në dispozicion të trajnerit i cili njëkohësisht od të ketë mundësinë që të bëjë edhe eksperimente në këto ndeshje me objektiv kualifikueset e Euro 2028.
None found
Por paralelisht me listën e kuqezinjve, në FSHF do ta kenë vëmendjen edhe te një listë tjetër që do të bëhet publike në këtë mesjavë. Mediat gjermane raportojnë se trajneri i Gjermanisë, Jurgen Klop, do të grumbullojë shumë lojtarë për katër ndeshjet e tij në Ligën e Kombeve.
Në këto lista mund të ketë shumë debutues me ekipin A të Gjermanisë dhe e gjithë vëmendja shqiptare është padyshim te Brajan Gruda, i cili mbetet një lojtar në radarët e kuqezinjve. Forma që ka shfaqur ai te Lajpcigu, mund ta bëjë kandidat për ekipin A të Gjermanisë për këto ndeshje, ku ekipi i drejtuar nga Klop do të përballet me Holandën, Greqinë (2 herë) dhe Serbinë.
Aktivizimi i Grudës me Gjermaninë në ndeshjet e Ligës së Kombeve, do të mbyllte përfundimisht kapitullin kuqezi për të, ndaj pritet me shumë kureshtje të mësohet nëse ai do të jetë pjesë e grupit nën urdhrat e Klop dhe nëse do të zbresë në fushën e lojës.
Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…
Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…
Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…