sport

E ardhmja e Mbappe nuk varet as nga Messi e as nga Zidane

E ardhmja e Kylian Mbappe nga 1 shtator, vazhdon të mbetet enigmë, pasi që në ditët e fundit PSG refuzoi oferta të larta nga Real Madrid.

Një rrethanë e re tashmë është aktuale te PSG, ku po flitet për ndryshimin e trajnerit. Por as ardhja e Leo Messit dhe as mundësia e zbarkimit të Zinedine Zidane në stolin e “Parc des Princes”, nuk do ta bëjnë sulmuesin francez të ndryshojë mendje. Në intervistat e pakta që ka dhënë që nga fundi i verës, Mbappé e ka bërë të qartë se e admironte Leo Messin, por se vendimi i tij ishte i prerë për të braktisur PSG-së de për të nënshkruar me Real Madrid.

Joshje me trajnerin e ri

Në javët e fundit po flitet shumë për një ndryshim në bankinën e PSG-së, ku emri i Zidanes është më i lakuari. Kjo tregon edhe një joshje të mëtejshme drejt sulmuesit.

Por vendimi i Mbappe për largim ka të bëjë me ambicie sportive dhe gjendjen e tij shpirtërore. Skenarët e mundshëm rreth tij nuk do ta ndryshojnë me gjasë këtë vendim.

Besimi në ‘po’

Real Madridi ndjek gjithçka që po ndodh si spektator. Drejtuesit e dinë që momenti i tyre do të vijë nga 1 janari. Ata kanë besimin se asgjë nuk do të ndryshojë dhe se Mbappe do t’i japë ‘po’ klubit Los Blancos.

Sulmuesi francez po vazhdon të punojë dhe ta durojë presionin rreth tij./h.ll/albeu.com

të fundit

I pakënaqur me sezonin turistik? Rama: Me disa fenomene po, por jo me prurjet! Vitin tjetër plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia

Kryeministri Edi Rama thotë se numri i turistëve në vendin tonë këtë sezon është rritur me 6% krahasur me një…

4 minutes ago

Paketa e masave për ndërtimet pa leje, Rama: Do fusim në ligj dhe përgjegjësinë drejtpërdrejt të symbylljes

Kryeministri Edi Rama foli mbrëmjen e sotme për planin e masave të qeverisë për ndalimin e ndërtimeve pa leje. Rama…

11 minutes ago

Dy turistë francezë humbin rrugën në Parkun “Shebenik”, gjenden pas 2 orësh kërkime

Dy turistë francezë janë shpëtuar pas një operacioni kërkimi që zgjati rreth 2 orë në Parkun Kombëtar “Shebenik”, në zonën…

12 minutes ago

Jona Spahiu bëhet nënë për herë të dytë, publikon fotot e ëmbla me bebushen: Shtëpia jonë është mbushur plot me dashuri

Jona Spahiu është bërë nënë për herë të dytë. Jona SpahiuKëtë herë pas djalit të saj Raiden, moderatorja dhe influencuesja…

1 hour ago

Kuvendi i Shqipërisë ndriçohet për Muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Fëmijëve

Mbrëmjen e sotme ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë është ndriçuar në ngjyrë të verdhë (të artë) duke iu bashkuar fushatës…

1 hour ago

Zelensky-Putinit: Nëse nuk dëshiron të takohesh me mua, më fto në Moskë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj deklaratave të homologut rus, Vladimir Putin, për një takim të mundshëm mes…

2 hours ago