Categories: sport

Dzeko drejt largimit nga Roma, por mund të mbetet në Serie A

Edin Dzeko pritet të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi boshnjak ka gjashtë vite që luan në Olimpico me fanellën e Romës dhe ardhja e Jose Mourinhos bën që ai të largohet.

Tekniku portugez nuk llogarit në shërbimet e boshnjakut i cili ka bërë gati valixhet një vit para përfundimit të kontratës.

E ardhmja e lojtarit mund të vazhdoj të mbetet në Serie A, pasi dy gjigantët italianë, Inter dhe Juventus janë duke u interesuar për të.

Dzeko edhe më parë ishte lidhur me një kalim të mundshëm tek këto dy skuadra, por në fund vendosi të qëndrojë te Roma.

Këtë verë gjërat janë më ndryshe dhe largimi i tij nga kryeqyteti italian duket i pashmangshëm, por si opsion mbetet edhe kampionati turk.

Është kampioni në fuqi i Turqisë, Besiktas që i ka bërë ofertë zyrtare boshnjakut dhe po presin përgjigje definitive nga ai.

Roma është pajtuar me shitjen e yllit të skuadrës, por që i ka bërë të qartë skuadrave të interesuara se duhet paguajnë 10 milionë euro për të.

të fundit

Kosova solidarizohet me Estoninë, Kurti: Shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia, shumë shqetësuese

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka konsideruar shumë shqetësues lajmin për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë…

9 minutes ago

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

Një studim i ri zbulon se të qenit shumë i dobët, mund të jetë më i dëmshëm për shëndetin tuaj…

35 minutes ago

Lionel Messi merr vendimin e shumëpritur, nënshkruan kontratë shumëvjeçare me ekipin…

Lionel Messi merr vendimin e shumëpritur për vazhdimin e karrierës, do të nënshkruajë kontratë shumëvjeçare. Inter Miami dhe futbollisti kanë…

51 minutes ago

I riu kapet në autostradën Tiranë-Durrës me lëndë narkotike (EMRI+VIDEO)

Një i ri është kapur në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke transportuar një pako me kokainë, me qëllim për ta shitur në…

1 hour ago

Aksident në Sarandë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, më pas goditen edhe nga një kamionçinë

Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Sarandë–Delvinë, në fshatin Shijan. Sipas informacioneve, dy automjete janë përplasur…

1 hour ago

Trump dhe Erdogan do të takohen në Shtëpinë e Bardhë, zbulohet data

Në një postim në Truth Social, Donald Trump, ka njoftuar takimin e tij me Rexhep Tajip Erdogan në Shtëpinë e…

1 hour ago