E drejta e imazhit, bonusi i nënshkrimit dhe paga përfundimtare janë ato që e ndajnë Kylian Mbappen nga pranimi i ofertës së Real Madridit, raporton Diario AS.
Francezi po kërkon një pagë vjetore prej 50 milionë euro bruto (25 milionë euro neto) dhe një bonus nënshkrimi prej 150 milionë euro nëse do të largohet nga PSG.
Për më tepër, Mbappe dëshiron një përqindje të të drejtave të tij të imazhit që sjell rreth 100 milionë euro në sezon.
Real Madridi ende nuk ka rënë dakord me kërkesat e Mbappe dhe kjo shpjegon pse lojtari heziton të njoftojë publikisht se do të largohet nga PSG.
Duke qenë në një situatë të mjegulluar, ka aq shumë raportime në lidhje me të ardhmen e 25-vjeçarit, aq sa ka dalë një video që tregon se fanella e lojtarit është shtypur në dyqanin e Los Blancos.
Nuk dihet nëse kjo video është xhiruar në dyqanin e Real Madridit, apo është ndonjë inskenim ilegal i ndonjë dyqani që krijon fanella fallco.
Por, në shikim të parë – fanella ka shumë ngjashmëri me ato të klubi spanjoll, derisa kjo pamje mbetet e mjegulluar nga vërtetësia sa e ardhmja e Mbappes. /Telegrafi/
Në postim në platformën X, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me letrën e presidentit amerikan Donald Trump, për…
Tifozët e Mançester Junajtid thirrën njëzëri për Erling Halandin, teksa ai doli nga fusha për pjesën e parë pas një…
Autoritetet indoneziane, njoftuan se kanë gjetur rrënojat e një avioni mbikëqyrës peshkimi që u raportua i zhdukur në provincën Kelibia…
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Skadenca”, është goditur një rast i hedhjes në treg të ilaçeve të skaduara…
Ditën e sotme, në fjalën e tij në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama, tha se SHBA nuk ka ndaluar vizat…
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, deklaroi se procesi i integrimit do të vijë duke u vështirësuar, ndërsa theksoi se…