Pronarët e Evertonit, The Friedkin Group, kanë bërë të ditur se po vlerësojnë mundësi të reja investimi, mes të cilave edhe shitjen e një pjese kontrolluese të aksioneve të klubit.
Grupi amerikan e përmbylli blerjen e Evertonit në dhjetor 2024, duke i dhënë fund periudhës së vështirë të drejtimit nga Farhad Moshiri. Gjatë kësaj kohe, klubi ndoqi edhe procesin e zhvendosjes në një stadium të ri.
None found
Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare, Evertoni njoftoi se po shqyrton alternativa të ndryshme për etapën e ardhshme të zhvillimit të tij.
“Grupi Friedkin po shqyrton mundësi të reja investimi për Evertonin, përfshirë mundësinë e shitjes së një aksioni kontrollues”, thuhet në deklaratë.
Klubi kujtoi gjithashtu se, kur TFG mori drejtimin, Evertoni përballej me pasiguri të mëdha dhe probleme të konsiderueshme financiare, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës.
Sipas njoftimit, stabiliteti, investimet dhe mbështetja e domosdoshme për garantimin e së ardhmes së klubit, përfshirë përfundimin e stadiumit të shumëpritur, u përcaktuan si prioritetet e para.
“Tani që këto baza janë vendosur në mënyrë të qëndrueshme, ka ardhur momenti për të shqyrtuar kapitullin e radhës për Evertonin. Do të marrim në konsideratë vetëm interesin e palëve që besojmë fort se do të jenë kujdestarët e duhur të klubit dhe që kanë mundësinë të vijojnë të ndërtojnë mbi vrullin e krijuar”, thuhet në njoftimin e klubit.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…