Dinamo dhe Vllaznia janë dy skuadrat më në formë të Superiores. Në 5 javët e fundit, dinamovitët kanë grumbulluar 13 pikë, ndërsa kuqeblutë 11. Asnjë skuadër tjetër nuk ka bërë si ata, duke i vendosur në qendër të vëmendjes.
Java e ardhshme vë përballë pikërisht këto dy skuadra. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” , të hënën e 26 shkurtit ora 17:00.
Aktualisht Vllaznia mban vendin e tretë, ndërsa Dinamo renditet në pozitën e katërt. Vetëm 5 pikë i ndajnë të dyja skuadrat, duke bërë që takimi i radhës të premtojë spektakël.
Ky do jetë dhe një test për dy trajnerët, Dritan Mehmeti dhe Qatip Osmani që kanë ndryshuar këto dy skuadra me ardhjen e tyre. Kujtojmë se si kryeqytetasit dhe shkodranët e nisën me trajnerë të tjerë këtë sezon. /newsport.al/
Dashi Gjate gjithë kësaj dite do jeni me humor te mire dhe do ruani komunikimin e ngrohte me partnerin. Do…
Mario Gila është objektiv kryesor i Igli Tares për merkaton e janarit, siç raportohet në Itali. Mbrojtësi i qendrës vlerësohet…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, e informoi atë në një telefonatë të hënën në…
Analisti Baton Haxiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, shpjegoi se përse opozita humbi zgjedhjet në Kosovë.…
Trajneri i Kombëtares foli edhe për ecurinë e kuqezinjve si edhe u ndal te një fakt shumë interesant. Nëse Shqipëria…
Pjesët hidraulike që nevojiteshin për rregullimin e defektit të tubacionit në vlorë kanë mbërritur nga mbrëmjen e sotme nga Turqia.…