Dy shqiptar kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi janë kapur në tentativë për të grabitur banesën e Giovanni “Gianni” Rivera, politikani dhe ish-futbollist të njohur italian.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve është mënyra se si dy shqiptarët do të kryenin grabitjen. Mësohet se të arrestuarit ishin pajisur me një aparaturë që nxjerr flakë dhe përdoret për të shkrirë metal, në mënyrë që të hapnin kasafortën, ku Rivera mbante të gjitha sendet me vlerë.
Banditët teksa tentonin të hynin në dhomën ku Rivera mbante kasafortën, i kanë vënë flakën shtëpisë pa vullnetin e tyre. Pasi nxitimthi morën disa sende me vlerë, atyre u desh të shpëtonin nga zjarri dhe u larguan. Por sapo kanë dalë nga shtëpia ata kanë rënë në prangat e policisë e Trevit.
Ata me vete kishin arritur të marrin vetëm një trofe të kurorës së artë, një pllakë të klubit të Milanit, Gianni Rivera, fanellën origjinale me numër 11 të Ibrahimovic dhe një pllakë të Ligës Kombëtare Amatore që iu dha ish- djaloshit të Artë të futbollit italian. Po ashtu edhe një shumë prej 6,345 €./ h.ll/albeu.com
Është gazeta britanike ‘Financial Times’ që njofton atë është spekuluar prej kohësh se qeveria e re laburiste pritet të njoftojë…
Një 49 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën në shtegun për tek Syri i Kalter në Theth. 49 vjeçari dyshohet…
Shqipëria është vlerësuar si një nga vendet që ka përmbushur kërkesat minimale të transparencës fiskale për vitin 2025, sipas Raportit…
Aksident në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të Savrës në kahun drejt Fierit. Një automjet tip Fuoristradë u përplas nga pas…
Më shumë se një mijë njerëz kaluan Kanalin Anglez të premten në varka të vogla me destinacion bregdetin britanik, ndërsa…
Emina Cunmulaj, ka ndarë së fundmi detaje të hapura dhe personale nga jeta e saj private përmes një transmetimi të…