Skuadra zvicerane ka zyrtarizuar afrimin e dy shqiptarëve në krye të saj me qëllimin e tyre që kanë ta ringjallin këtë ekip të madh që nuk ka kaluar momente të mira këtë edicion në rangun e dytë të futbollit zviceran.
Pas një aventure super të suksesshme te klubi më i madh zviceran Grasshopper FC, Shqiprim Berisha tani ka një tjetër detyrë të vështirë para vetës, që ta rikthejë në binar skuadrën e Schaffhausen.
Berisha është emëruar zyrtarisht si drejtor ekzekutiv i Schaffhausen, derisa ish-sulmuesi i famshëm Admir Mehmedi ka marrë rolin e drejtorit sportiv të klubit.
“FC Schaffhausen është një klub tradicional”, thotë i lumtur Jimmy Berisha në konferencën për shtyp.
“Ka një infrastrukturë të madhe dhe një departament të vogël me shumë potencial. Synimi prioritar dhe urgjent, si dhe baza për hapat e mëtejshëm, është përmirësimi i situatës sportive”, tha Berisha. /Telegrafi/
Super Bowl 2026 do të zhvillohet natën mes 8 dhe 9 shkurtit. Edicioni i 60-të do të diskutohet mes New…
Reali i Madridit është skuadra, e cila ka fituar më shumë penallti këtë sezon. Sipas statistikave penalltia e fitores që…
Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Posaçme, po zhvillohet procesi në ngarkim të grupit të Laert Haxhiut. Avokati Aldo Duro…
Drejtuesit e Juventusit po mendojnë që tani për futbollistë, të cilët mund të firmosin menjëherë, duke qenë se kontrata me…
Kryeministri Edi Rama, është përfshirë në një tjetër diskutim me gazetaren Klodiana Lala, pas një deklarate të bërë për Shoqatën…
Ish-konkurrentja e "Big Brother", pas ndarjes së bujshme nga ish-bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, Neda Balluku është rikthyer në vëmendjen…