Categories: sport

Dy përballje tërheqëse sjellin sot në fushë Albi Mall Superligën e Kosovës

Edhe ditën e sotme (e mërkurë), Albi Mall Superliga e Kosovës sjell ndeshjet e radhës që i përkasin xhiros së nëntë, sipas kalendarit zyrtar të garës.

Të lidhura

None found

Java garuese u hap dje (e martë) me takimet Ballkani-Drita, e cila përfundoi 0-1, si dhe Gjilani-Drenica me rezultatin 3-0, ndërsa programi vijon sot me dy duele të tjera mjaft premtuese.

Në përballjen e parë, Feronikeli ’74, skuadra që këtë edicion u ngjit në elitën e futbollit kosovar, luan në shtëpi kundër Llapit në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Feronikeli ’74 vjen në këtë takim pas një barazimi 2-2 në fushën e Drenicës në Skenderaj, teksa Llapi ka pësuar tri humbje radhazi, me të fundit që ishte ajo ndaj Ballkanit me shifrat 1-0 në Suharekë.

Ndërkaq, dueli tjetër zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini mirëpret Vushtrrinë, ekipin tjetër që u promovua këtë sezon në Superligë. Vushtrria regjistroi fitoren e parë të këtij kampionati në xhiron paraprake, duke mposhtur Gjilanin me rezultat minimal 1-0.

Të dy ndeshjet e ditës së sotme janë caktuar që të startojnë në orën 14:00.

të fundit

Liria fiton sërish, Prishtina e Re ndalet në barazim

Të mërkurën janë zhvilluar edhe ndeshjet e xhiros së 14-të në Ligën e Parë, që nisi të martën dhe përfundon…

17 seconds ago

Fitorja ndaj Dritës e ngjit sërish Prishtinën në krye, Shehi: Suksesi erdhi nga sakrifica e lojtarëve

Trajneri i Prishtinës, Orges Shehi, ka vlerësuar fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij ndaj Dritës, e cila e riktheu…

32 seconds ago

Institucionet i shërbejnë shtetit, jo mbretit”/ Opozita akuzon Netanyahun për cenim të procesit demokratik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Izrael ka konfirmuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të javës së kaluar, duke hedhur poshtë pretendimet…

7 minutes ago

Tre të mitur e panë ngjarjen”, çfarë thuhet se ndodhi në stacionin policor para vrasjes së Arlindës?

Vrasja e Alinda Zekajt, e cila dyshohet se u privua nga jeta nga kunati i saj, Albert Sylaj, mbrëmjen e…

9 minutes ago

Prishtina fiton ndaj Dritës dhe rikthehet në krye

Skuadra e Prishtinës ka mposhtur Dritën në ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës futboll. Të…

19 minutes ago

Teuta përgatitet për Tiranën, synon të reagojë pas dy humbjeve radhazi

TeutaTeuta vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës në “Abissnet Superiore”, sfidë të cilën do ta luajnë të shtunën përballë Tiranës…

19 minutes ago