sport

Dy lojtarët kryesorë të Barcelonës fajësojnë vetën për humbjen: Është faji i yni, trajneri ka mbështetjen tonë

Barcelona ka pësuar një tjetër humbje, teksa është mposhtur nga Villarreali në shtëpi me rezultat 3-5.

Ka qenë një ndeshje spektakolare ku mysafirët ishin duke udhëhequr 0-2, derisa Barcelona bëri një rikthim të madh 3-2 para se Villarreali të rikthente gjithçka për të marrë tre pikët.

Të lidhura

None found

Pas kësaj ndeshje trajneri Xavi Hernandez ka konfirmuar se në fund të sezonit do të largohet nga Barcelona.

Por për humbjen e pësuar nga Villarreali, kanë marrë përgjegjësitë dy lojtarët kryesorë të Barcelonës, Frenkie de Jong dhe Ronald Araujo.

“Jam shumë i trishtuar për rezultatin pas përmbysjes, është turp për ne që ata e kthyen sërish rezultatin. Janë gabimet tona. Unë marr përgjegjësinë për atë golin e katërt, ndeshja tashmë po përfundonte, duhet të jeni më të përgjegjshëm dhe kritikë. Është një moment i vështirë, sepse menduam se mund të fitonim në shtëpi. Mendoj se personalisht duhet të jemi autokritikë dhe të dimë se duhet të punojmë”.

“Natyrisht që ka besim te trajneri, ai është trajneri ynë dhe na ka ndihmuar shumë që kur erdhi. Ne vijmë nga fitimi i Ligës dhe Superkupës, nuk vijmë nga asgjëja. Jemi të gjithë bashkë, është një moment i vështirë, por duhet të vazhdojmë”, deklaroi mbrojtësi uruguaian, Ronald Araujo.

Përgjegjësinë për humbjen e ka marrë edhe mesfushori holandez Frenkie de Jong, i cili gjithashtu i ka dalë në krah trajnerit Xavi.

“Faji është vetëm yni. Unë flas për veten time, bashkëlojtarët e mi kishin një qëndrim shumë të mirë, por unë isha katastrofë. Mendoj se ishin 45 minutat më të këqija të karrierës sime. Jam duke menduar për stërvitjen nesër sepse dielli e del gjithmonë. dhe e mira e futbollit është se ne kemi një tjetër ndeshje të mërkurën dhe shpresojmë që t’i marrim tri pikët”.

“Nuk ishte një ndeshje e mirë, por nëse humbet 0-2, shkon 3-2 dhe sërish humbet, nuk mund t’i pranojmë këto gjëra. Nuk mund të ndodhin në një ekip të madh. Nëse ke përvojë nuk mund të ndodhë”.

“Sigurisht që ka besim të plotë tek trajneri dhe stafi i trajnerëve, të cilët po bëjnë një punë shumë të mirë. Është faji ynë, faji i lojtarëve, ne i kemi të gjitha kushtet dhe nëse nuk rikthehemi, është faji ynë”, u shpreh mesfushori holandez, Frenkie de Jong. /Telegrafi/

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

2 hours ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

2 hours ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

2 hours ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

3 hours ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

3 hours ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

3 hours ago