sport

Dy klube angleze në garë për Strakoshën

Thomas Strakosha duket se ka rifituar statusin e portierit titullar në skuadrën e Lazios, teksa në katër sfidat e fundit mes kampionatit dhe Europa League, trajneri Maurizio Sarri i ka besuar gardianit të kombëtares shqiptare.

Megjithatë, 26-vjeçari vështirë se e ka harruar periudhën e gjatë që mbeti në stol, ndaj edhe çështja e rinovimit të kontratës ka ngecur.

Të lidhura

None found

Strakoshës i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni dhe ndryshe nga e zakonshmja, janari mund të rezultojë një muaj i nxehtë për të.

Kjo sepse Strakosha ka një ofertë nga ana e Newcastle, klub i Premier League dhe që prej kohësh ka shprehur interesimin për portierin, mirëpo së fundmi futbollistit kuqezi i është shtuar edhe një alternativë e re, po nga elita angleze.

Fjala është për Watford, e cila sipas Calciomercato e kërkon transferimin e Strakoshës në janar. Skuadra drejtohet nga Claudio Ranieri, i cili më parë e ka fituar Premier League me Leicester dhe tashmë kërkon të jetë i suksesshëm edhe me Watford. Aktualisht, skuadra e teknikut italian është në vendin e 17 dhe I duhet të përmirësohet në janar duke filluar nga porta me nënshkrimin e Strakoshës.

Megjithatë, mbetet për t’u parë si do të rrjedhin ngjarjet, teksa edhe Lazio do të mundohet ta bindë portierin për të rinovuar teksa Strakosha është pjesë e kryeqytetasve prej vitit 2012, duke u aktivizuar fillimisht me moshat dhe më pas me Salernitanën si i huazuar derisa mbërriti në ekipin e parë në vitin 2016.

të fundit

Trump predicts imminent meeting between Putin and Zelensky on peace negotiations

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…

4 seconds ago

Barcelona planifikon të përforcojë tri pozicione për sezonin 2027

Barcelona ka një plan të qartë për afatin kalimtar të verës. Drejtori sportiv i klubit, Deco, ka tri fusha kryesore…

5 seconds ago

Sulm me thika pranë ambasadës izraelite në Beograd, roja qëllon për vdekje të miturin

Serbia ka qenë në gatishmëri të lartë pas një sulmi me thikë ndaj një oficeri policie që ruante ambasadën izraelite…

15 seconds ago

VIDEO/ Studentët e refuzojnë, Rama fton sërish në dialog të rinjtë

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët. Megjithatë, Rama nuk ka ndryshuar…

3 minutes ago

Babai pagoi 5,600 euro për El Clasicon, por ai dhe djali e panë fundin e ndeshjes në taksi

Një tifoz sllovak i Real Madridit pretendon se ai dhe djali i tij u nxorën nga tribunat e Camp Nou…

12 minutes ago

Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt nis sot në Prishtinë dhe pritet të vijojë në ditët e ardhshme

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtare për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave…

25 minutes ago