Tomislav Kis, i afruar gjatë merkatos së verës pa tarifë transferimi, e ka nisur në mënyrë mjaft pozitive aventurën me Tiranën. Qëndërsulmuesi 32-vjeçar kroat ka shënuar dy gola në dy ndeshje, duke dëshmuar se mund të jetë një garanci për repartin ofensiv të bardhebluve.
None found
Përveç finalizimit, Kis ka dhënë kontribut edhe në krijimin e aksioneve për shokët e skuadrës, siç tregoi me asistin ndaj Vorës. Fiziku i tij i mundëson gjithashtu të fitojë duele dhe të avancojë ekipin drejt zonës kundërshtare.
Stili i lojës, roli në fushë dhe statistikat e vendosin Kis pranë profilit të ish-sulmuesit të Tiranës, Pero Pejiç, i cili ishte gjithashtu kroat. Gjatë sezonit të vetëm me “rekordmenët” e Shqipërisë, në vitet 2010-2011, Pejiç realizoi 15 gola në 33 ndeshje dhe ndihmoi ekipin të fitonte Kupën e Shqipërisë në vitin 2011.
Vazhdimi i sezonit do të tregojë nëse Tomislav Kis do ta ruajë këtë ritëm, por deri tani ai ka shfaqur qetësi në shfrytëzimin e rasteve dhe ka ndihmuar Tiranën të afrohet më shpesh pranë portës rivale.
Mes pasigurisë që ka rrethuar të ardhmen e kontigjentit amerikan në Kosovë mbetet e pasigurt, në kuadër të rishikimit të…
Mbrojtësi Lumbardh Dellova do ti mungojë Amedsporit edhe për ndeshjen e radhës në kampionat, ndërsa sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi…
Miley Cyrus dhe Maxx Morando u martuan në një ceremoni intime në Palm Springs, por në vend që të flitej…
Real Madridi mund të ketë dy mungesa të rëndësishme në ndeshjen e nesërme ndaj PSV Eindhovenit në Ligën e Kampionëve.Sipas…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë sot me detaje rreth hartimit të Ligjit për Specialen. Në ceremoninë e 27-vjetorit…
Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të…