Si Gavi, ashtu edhe Harry Kane me përvojë shfaqen në radarin e një Bayern Munich që vazhdon të punojë me idenë për të përmirësuar skuadrën e tij në edicionet e ardhshme. Bavarezët synojnë të përfitojnë nga situata e tyre kontraktuale për të kthyer bilancin në favor të tyre.
Sipas gazetarit Christian Falk, bavarezët janë ende të interesuar të afrojnë Gavin, një futbollist i ri i cili ende nuk e ka zgjatur kontratën që e lidh atë me Barcelonën (ajo përfundon në qershor 2023). Nëse situata nuk zhbllokohet dhe negociatat nuk avancojnë, ekipi Bayern nuk do të hezitojë të kontaktojë me të që nga janari për të tentuar të arrijë afrimin në Allianz Arena me kosto zero.
None found
Nga ana tjetër, edhe skuadra gjermane ka nisur të ndërmarrë hapa më se të dukshëm për të marrë shërbimet e Harry Kane. Sipas të njëjtit burim, drejtuesit i kanë kërkuar tashmë sulmuesit anglez që të mos ngutet për të rinovuar angazhimin e tij ndaj Tottenhamit (përfundon në vitin 2024), pasi planifikojnë të nisin një ofensivë gjatë verës së vitit 2023.
Edhe pse kanë mbetur edhe shumë muaj për të parë nëse këto manovra do të japin fryte, ajo që është e qartë është se si katalanasit ashtu edhe Spurs do të duhet të reagojnë sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar që dy nga lojtarët e tyre më vendimtarë të ndryshojnë pamje brenda një sezoni. /G.D/ /albeu.com/
Formacioni i javës, Abissnet Superiore“Abissnet Superiore” mbylli llogaritë e javës së 5-të, me dy ndeshjet e fundit që u zhvilluan…
Është shtyrë seanca e parë e gjykimit paraprak për pesë personat e akuzuar në lidhje me vdekjen e Egli Progës…
Granit Xhaka mund të përballet me një dënim deri në pesë vjet burg nëse shpallet fajtor për çështjen e certifikatës…
Këtë të hënë, gjatë Konferencës së ish-Studentëve Europianë të Akademisë së FBI-së, që u mbajt në Tiranë, Kreu i SPAK,…
Partia 'Rusia e Bashkuar', e drejtuar nga presidenti Vladimir Putin, është drejt një fitoreje të thellë në zgjedhjet parlamentare të…
Ish kryeministri i Kosovës dhe ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar kolonel Ahmet Krasniqin…