sport

Dy biletat e fundit për në gjysmëfinale: Maroku në kërkim të mrekullisë ndaj Portugalisë, Anglia dhe Franca “përplasin brirët”

Sot do të luhen dy ndeshjet e fundit çerekfinale, ku vetëm dy skuadra do të presin biletën e fundit për në gjysmëfinale.

Maroku do të përballet në orën 16:00 kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos, i cili me shumë mundësi do ta nisë ndeshjen nga stoli përsëri. Nuk do të jetë përballje e lehtë për Portugalinë, pasi Maroku duket se ka besim në vetvete dhe një shpirt luftarak deri në fund të sfidës. Por, Portugalia mbetet ende favorite për të fituar këtë sfidë. Maroku mbështetet te dyshja Ziyech-Hakimi.

Të lidhura

None found

Ndeshja e mbrëmjes, ajo e orës 20:00, do të jetë mes Anglisë dhe Francës. Duket si një finale e parakohshme, apo si një finale e Kampionatit Evropian.

Përplasje titanësh, ndeshje e fortë, spektakël, emocione, raste, lot dhe gëzim do të shihen sot në këtë ndeshje të jashtëzakonshme. Gishti nuk i vihet se cili është favorit, por e sigurt është që do të jetë një ndeshje e gjatë dhe e bukur.

Dy gjysmëfinalistët e parë janë Kroacia dhe Argjentina, të cilët do të ndeshen së bashku për të siguruar dhe për t’u afruar sa më shumë pranë Kupës së Botës./ h.ll/albeu.com

të fundit

Trabzonspor surprizon me Ernest Muçin, shqiptari starton ndaj Samsunsporit

Ernest Muçi, FSHF dhe TrabzonsporNë prag të ndeshjes Samsunspor – Trabzonspor, përballje në vigjilje të javës së 7-të në Superligën…

22 seconds ago

Dogana ndalon në Bogorodicë transportin e gjarpërinjve të mbrojtur dhe një hardhuce

Zyrtarët doganorë në pikën kufitare të Bogorodicës kanë sekuestruar shtatë gjarpërinj të rinj, katër prej të cilëve pitonë, si dhe…

55 seconds ago

RrGK mobilizon qytetarët për protestën e 25 nëntorit kundër femicidit

Rrjeti i Grave të Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët, organizatat dhe institucionet t’i bashkohen protestës gjithëpopullore kundër vrasjes së…

2 minutes ago

Kakavijë/ Kontrolli zbulon pistoletë dhe 141 gramë kanabis, arrestohet 51-vjeçarja gjermane

Një 51-vjeçare gjermane është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonte, policia…

12 minutes ago

Hamza shënon 27-vjetorin e PDK-së: Jemi partia e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit që nuk u përkulën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar ditëlindjen e 27 të partisë. Në urimin e tij, Hamza…

14 minutes ago

Shaheen in Tirana: Developments in Kosovo and Bosnia also affect Albania, instability does not stop at the border

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë të premten në Tiranë se Shtetet e Bashkuara duhet ta përqendrojnë politikën e vet…

28 minutes ago