Sulmuesi i Egnatias Raphael Dëamena humbi sot jetën në fushë gjatë ndeshjes me Partizanin. Ai ra në tokë në minutën 24’ për të mos u ngritur më. Dwamena vuante prej kohësh nga zemra dhe kjo e kishte detyruar të hiqte dorë nga ekipe të njohura në Zvicër dhe Premier League për të luajtur në Shqipëri.
Rasti i tij na kujton një ngjarje të njëjtë disa vite më parë gjatë ndeshjes Finlandë-Danimarkë kur Eriksen pësoi atak kardiak dhe u shtri në fushë. Për fat të mirë, ndërhyrja e mjekëve e shpëtoi Eriksenin.
Ajo që u vu re gjatë asaj ndeshje ishte mënyra se si shokët e ekipit e rrethuan Eriksenin teksa ishte i shtrirë dhe gjatë marrjes së ndihmës nga mjekët, gjë që nuk ndodhi sot nga futbollistët e Egnatias dhe Partizanin ndaj të ndjerit Dwamena, shkruan AlbEu.com.
Rrethimi nga shokët e ekipit u bë që kamerat dhe tifozët të mos shihnin atë në gjendje të keqe, ndoshta kështu duhej të veprohej edhe sot me Dëamenan, që të ruhej deri në fund dinjiteti i sulmuesit. /albeu.com
Interi pritet të bëjë një ofertë të re dhe vendimtare për mesfushorin e Liverpoolit, Curtis Jones, raporton Gazzetta dello Sport,…
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga një zjarr që përfshiu një hotel…
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM).Intensiteti i trafikut në…
Xhamal Musiala, pati disa momente të pazakonta në karrierën e tij. Kjo për shkak se gjermani, kishte humbur ndjenjat në…
Prodhuesit vendorë i janë bashkuar sot protestës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës para ndërtesës së Qeverisë, duke…
Tifozët e Ligës Premier do të mund të dëgjojnë për herë të parë live bisedat mes gjyqtarëve dhe lojtarëve gjatë…