KF Dukagjini njoftoi të dielën se ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaqi.
None found
Largimi është bërë me marrëveshje të dyanshme, ndërsa së bashku me trajnerin janë ndarë nga klubi edhe ndihmëstrajnerët Valmir Bytyqi, Ahmet Haliti dhe Lekë Termkolli.
Në njoftimin e tij, Dukagjini shprehu mirënjohje të sinqertë për punën, përkushtimin dhe kontributin e stafit teknik gjatë gjithë periudhës së bashkëpunimit.
Klubi theksoi se profesionalizmi dhe angazhimi i tyre i bënë pjesë të rëndësishme të rrugëtimit të KF Dukagjinit. Në emër të drejtuesve, futbollistëve dhe tifozëve, ata u falënderuan për kohën e kaluar së bashku dhe për gjithçka që dhanë për ngjyrat e klubit.
Dukagjini i uroi trajnerit Arsim Thaçi dhe ndihmëstrajnerëve Valmir Bytyqi, Ahmet Haliti e Lekë Termkolli suksese në vazhdimin e karrierës dhe në sfidat e ardhshme, si në planin profesional, ashtu edhe në atë personal.
Gjatë periudhës me Thaqin në krye të skuadrës, Dukagjini e fitoi Kupën e Kosovës pasi në finale mposhti Ferizajn.
Ky trofe i siguroi ekipit nga Klina pjesëmarrjen në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Megjithatë, shorti nuk ishte në anën e Dukagjinit, që u eliminua nga skuadra zvicerane Lugano.
Armend Dallku pritet ta marrë postin e lënë nga Thaqi. Ai e ka drejtuar Dukagjinin edhe më herët.
Sot në Shqipëri kujtohet Dita e Pavarësisë. Dita, kur Shqipëria u vetëshpall e pavarur, në Vlorë, më 28 nëntor të…
Në Ditën e Pavarësisë, studentë, qytetarë dhe shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit pritet të mblidhen sot në Tiranë në…
Ditën e sotme priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës, ndërsa në qarqet Berat, Korçë dhe…
Gjendja në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut është alarmante, ndërsa dyshimet serioze për marrjen e paligjshme të diplomave…
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…