Mohamed Salah pësoi një lëndim ndaj Ganës dhe tani është rikthyer në Liverpool për të vazhduar me procesin e rehabilitimit.
Sulmuesi ende mund të rikthehet tek Egjipti gjatë Kupës së Kombeve të Afrikës, por vendimi i tij për t’u rikuperuar në Angli ka bërë që ai të marrë shumë kritika në vendlindje.
“Unë gjithmonë e kam mbështetur Salah dhe isha shumë i lumtur me prezencën e tij si kapiten i kombëtares së Egjiptit”, ka thënë ish-legjenda e Egjiptit, Ahmed Hassan.
“Unë nuk kisha probleme me ata që tha, por doli se ai po mundohej që të largohej nga kampi i Egjiptit”.
“Ai e kishte mundësinë që të sjellte dikë nga stafi mjekësor i Liverpoolit që të jetë me të gjatë kësaj gare. Përsëri, ai është kapiteni. Ai duhej të qëndronte me ekipin pa marrë parasysh çfarë, edhe sikur të kishte vetëm një këmbë”, u shpreh Hassan.
“Ai e ka thënë vet se është kombëtarja egjiptiane, jo kombëtarja e Salah, dhe kjo është e vërtetë. Ne kemi besim tek të gjithë lojtarët që janë aty dhe ata duhet të luftojnë për titullin”, përfundoi Hassan.
Klopp ka zbuluar se Salah do të rikthehej pasi Liverpooli mposhti Bournemouthin me rezultat 4-0 të dielën, një rezultat që bëri që “Të Kuqtë” të ngjiten në krye të Ligës Premier. /Telegrafi/
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie, sot do të ndiheni të pasigurt, por një bisedë…
Këtë mbrëmje në shtëpinë e Big Brother ka ardhur vëllai i Selin dhe i dashuri i Gretës. Ai ka pasur…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli deklaroi nga Kuvendi se ministrat dhe zyrtarët e korruptuar po mbahen në detyrë, ndërkohë…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi sot se Izraeli do të godasë Iranin me një forcë të paprecedentë, nëse Teherani ndërmerr…
Keijsi u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh këtë të martë, kjo pas përsëritjes së gjuhës denigruese që banori…
Personi që shihni në foto është Vasil Pilo, i riu shqiptar që humbi jetën këtë të martë në aksidentin tragjik…