sport

VIDEO / Dueli për titullin botëror i përfundoi me një nokaut që ia fshiu kujtesën për gjashtë muaj boksierit japonez

Boksieri japonez Jin Sasaki ka humbur kujtesën për gjashtë javë pasi u nokautua në ndeshjen e tij për titullin e botës nga Brian Norman Jr në Tokio javën e kaluar.

23-vjeçari i talentuar i peshave të lehta nuk e mban mend ndërprerjen brutale në raundin e pestë – apo ndonjë gjë që ndodhi në fillim të këtij muaji ose pjesën më të madhe të majit.

Sasaki u rrëzua pa ndjenja nga një goditje e fuqishme me të majtën e hedhur nga kundërshtari i tij amerikan, i cili e goditi në mjekër.

Ai ra rëndë në dysheme dhe qëndroi i palëvizshëm për minuta të tëra më pas, përpara se të transportohej me barelë nga stafi mjekësor pranë ringut.

Skanimet mjekësore treguan se Sasaki nuk kishte pasur dëmtime serioze në tru, por sipas presidentit të palestrës së tij të boksit, Issei Nakaya, një pjesë e kujtesës së boksierit është fshirë.

Sasaki thuhet se i ka thënë: “As nuk më kujtohet që kjo ndeshje për titull të jetë vendosur”.

Një deklaratë mbi gjendjen e boksierit thoshte: “Sasaki Tsutomu u dërgua në spital pas ndeshjes dhe iu nënshtrua një skanimi CT”.

“Nuk pati lëndime si gjakderdhje. Megjithatë, ai goditi fort pjesën e pasme të kokës dhe aktualisht ka humbur kujtesën”.

“Nuk kishte lëndime të dukshme fizike, por ne do ta mbajmë nën vëzhgim dhe ai do të kthehet në spital nesër për një kontroll tjetër”, thuhet më tej.

Sasaki u godit rëndë nga Norman gjatë gjithë ndeshjes, duke u rrëzuar dy herë në raundin e parë.

Tags: boksier

të fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Aulon Kalaja padi në SPAK: Të sekuestrohen kutitë, numëruesit bashkëpunuan me kandidatët dhe u kaluan votat

Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM, Aulon Kalaja, i cili nuk siguroi mandat në zgjedhjet e 11 Majit, ka ngritur…

2 minutes ago

Përndoqën dhe kërcënuan ish-të dashurat, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë (VIDEO)

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohen se kanë përndjekur dhe kërcënuar ish të dashurat e…

8 minutes ago

Igli Tare gjen pasardhësin e Teos në Angli, Milani arrin akordin me…

Rilindja në krahët e mbrojtjes është një nga prioritetet e verës për Milanin dhe për drejtuesit Tare e Furlani nuk…

16 minutes ago

Saranda zgjohet në “shtetrrethim”/ RENEA kontrolle gjatë natës në qytet, operacioni i dytë brenda 3 ditësh

Saranda është kthyer muajin e fundit në epiqendër të veprimtarive kriminale, ku përplasja mes grupeve të ndryshme apo për interesa…

57 minutes ago

Aksident në Shkodër/ Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me një biznes, 3 persona dërgohen me urgjencë në spital

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:10, një aksident rrugor ka ndodhur  në aksin Shëngjin–Velipojë, në fshatin Rrjoll, ku një automjet…

1 hour ago

Tronditet Saranda/ Shpërthim me lëndë plasëse automjetit të një personi të shpallur në kërkim (EMRI)

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës, është regjistruar një shpërthim me lëndë…

2 hours ago