Drita fitoi 3-1 ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e javës së 12-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, të zhvilluar në shtëpinë e gjilanasve.
Skuadra e Ardian Nuhiut po kalon një periudhë të mirë në kampionat: kjo ishte fitorja e katërt radhazi, që e mban Dritën në garë për kreun e tabelës.
None found
Vendasit patën epërsi në lojë gjatë pjesës së parë dhe e mbyllën atë me dy gola të shënuar. Mike Arthur zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, ndërsa Kemelho Nbguena e çoi shifrat në 2-0 në minutën e 31-të.
Vushtrria reagoi pak para pushimit. Në minutën e 42-të, Albijon Shurdhiq realizoi një gol të bukur dhe e ngushtoi diferencën në 2-1.
Pas kthimit në fushë, Drita kontrolloi ritmin, krijoi mundësi të tjera dhe vulosi fitoren me golin e Albert Dabiqajt në minutën e 75-të. Rezultati 3-1 mbeti i pandryshuar deri në fund.
Me këtë sukses, Drita renditet e treta me 23 pikë. Vushtrria, ndërkohë, mbetet në vendin e fundit me vetëm tri pikë.
Në xhiron e ardhshme, Drita do të luajë si mysafire ndaj Drenicës, kurse Vushtrria do të presë Prishtinën.
Protestuesi i cili u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Shtetit, pasi kishte dhënë një intervistë për mediat…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dha përgjigje në pyetjen se pse dy ministrat nuk kanë ofruar dorëheqje pas vrasjes…
Në protestë ka pasur edhe momente tensioni, pasi studentët nuk kanë pranuar deputetë të PD që t’i bashkohen revoltës së…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kritikuar mënyrën se si institucionet kanë trajtuar…
Të premten, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në cilësinë e të…