Mbrëmjen e sotme, kampionia kosovare Drita rikthehet në skenën ndërkombëtare, duke u ndeshur me Tre Fiorin në takimin e parë të raundit të tretë eliminator të Ligës së Konferencës.
None found
Dueli do të luhet në stadiumin e Serravales në San Marino, duke filluar në orën 21:00, teksa ekipi nga Gjilani synon një paraqitje që do t’i jepte avantazh përballë sfidës revanshe.
Pas dy eliminimeve të suksesshme, skuadra kosovare shpreson të vazhdojë aventurën evropiane dhe t’i afrohet edhe më shumë fazës “play-off”, e cila ndodhet vetëm një hap larg hyrjes në fazën e grupeve të kompeticionit.
Ndërkohë, Tre Fiori do të mbështetet te terreni vendës dhe përkrahja e tifozërisë për të krijuar një diferencë pozitive përpara udhëtimit në Kosovë.
Përballja e kthimit është planifikuar pas një jave, atëherë kur Drita do të mirëpresë Tre Fiorin në Prishtinë, për të përcaktuar se cila skuadër do të kalojë në raundin pasardhës të garës kontinentale.
Në rast kualifikimi, kampionët e Kosovës do të ndeshen në “play-off” me fituesin e çiftit mes Flora Tallinn dhe Inter Escaldes.
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së…
Kryeministri Edi Rama ftoi studentët të ulen në dialog dhe prezantoi një sërë masash mbështetëse. Ndër to janë rritja në…
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadriu Kryeziu, ishte i ftuar në DPT te Fidani foli lidhur me zhvillimet e fundit rreth vrasjes…
Këshilli Gjyqësor i Kosovës thotë se Arlinda Zekaj-Sylaj kishte urdhër mbrojtjeje gjatë gjithë kohës. Sipas KGJK-së, inspektimi në Gjykatën Themelore…
Dolores Huerta, aktivistja e njohur për të drejtat civile dhe organizatore e lëvizjes për të drejtat e punëtorëve të bujqësisë…
E ardhmja e kryeministrit të Izraelit varej në fije të perit të mërkurën, ndërsa numërimi i 70 për qind të…