Sulmuesi brazilian, Neymar, duket se është në sezonin e tij të fundit me PSG.
Që pas ndeshjes ndaj Real Madrid, mediat shkruajnë se Neymar është gjithnjë e më larg klubit francez. Performanca e tij e nuk ka kënaqur aspak emirët e Katarit.
None found
Gazetari i njohur Romain Molina raporton se Tamim bin Hamad Al Thani është i ngopur me ish-lojtarin e Barcelonës. Ai erdhi me shumë bujë në vitin 2017 nga Barcelona, por nuk kanë marrë aq shumë sa pritej nga sulmuesi brazilian.
Dëmtimet e shumta dhe problemet jashtë fushës nuk e kanë lejuar Neymarin të shkëlqejë me klubin e PSG-së. Sipas raportimeve, emiri i Katarit tashmë është i vendosur në vendimin e tij për të shitur Neymarin në merkaton e verës.
Ata e morën nga Spanja për rreth 222 milionë euro, por tashmë normalisht ai nuk ka më të njëjtën vlerë dhe drejtuesit pretendojnë të paktën një shifër pranë 100 milionë euro për ta lënë të lirë brazilianin./ h.ll/albeu.com
Lehtësimi i rregullave të Bashkimit Evropian për emetimet e dioksidit të karbonit nga veturat mund të ketë pasoja të kundërta…
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka lavdëruar nivelin e pjekurisë së ekipit për zhvendosjen e shpejtë të fokusit drejt…
Avokati i Popullit do të jetë aktiv të dielën prej orës 07:00 deri në ora 19:00, periudhë kur edhe do…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kritikuar mënyrën se si institucionet kanë trajtuar…
Protestuesi i cili u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Shtetit, pasi kishte dhënë një intervistë për mediat…
Prishtina ka marrë një fitore të madhe 1-0 në udhëtim te Llapi në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të…