sport

“Drejtimi që ka marrë klubi nuk pasqyron më vlerat që më tërhoqën këtu” – Theo Hernandez godet Milanin pas largimit

Pas gjashtë vitesh të suksesshme te AC Milan, mbrojtësi francez Theo Hernandez ka vulosur transferimin e tij te skuadra saudite Al Hilal.

Marrëveshja mes dy klubeve është mbyllur për 25 milionë euro, ndërsa lojtari do të përfitojë një kontratë trevjeçare me një pagë prej 20 milionë eurosh në sezon.

Ish-lojtari i Real Madridit, i cili do të punojë nën drejtimin e trajnerit Simone Inzaghi, ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale, ku falënderon klubin, shokët e skuadrës dhe tifozët, por edhe tregon hapur arsyet e largimit të tij.

“Kam ardhur te AC Milan në vitin 2019 me ëndrra dhe entuziazëm. Sot largohem pas momenteve të paharrueshme si titulli i Serie A dhe Superkupa, por mbi të gjitha, pasi ndava dhomën e zhveshjes me njerëz të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Theo.

Ai i ka kushtuar falënderim të veçantë Paolo Maldinit për mbështetjen dhe lidershipin, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur edhe disa vendime të fundit brenda klubit që, sipas tij, nuk përputhen më me ambiciet që e kishin sjellë te Milani.

“Ky vendim nuk ishte i lehtë. Milani ka qenë gjithmonë përparësia ime. Por për fat të keq, jo gjithçka varet nga një person. Drejtimi që ka marrë klubi nuk pasqyron më vlerat që më tërhoqën këtu”, theksoi ai.

Në përfundim, Theo theksoi se largohet me kokën lart, duke nënvizuar se ka dhënë gjithçka për klubin dhe tifozët. Ai premton se Milanin do ta mbajë gjithmonë në zemër.

“Po largohem me zemër të plotë dhe me shpresën se shumë shpejt Milani do të kthehet në vendin që meriton. Milani do të jetë gjithmonë pjesë e imja. Forza Milan Sempre”, shkroi ai.

Ky postim i Theos pritet të shkaktojë debat në mesin e tifozëve dhe opinionit sportiv, sidomos për shkak të mesazhit të qartë ndaj drejtimit aktual të klubit.

të fundit

SPAK kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, Klodiana Lala: Pozita e zëvendëskryeministres është rënduar…

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka dhënë detaje lidhur me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të…

1 minute ago

SPAK akuza të reja ndaj Belinda Ballukut, nën hetim edhe për 7 tendera të tjerë

Ditën e sotme 16 dhjetor 2025, SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit dhe marrjen e autorizimit për arrestimin…

27 minutes ago

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit Belinda Ballukut, reagon kryeministri Rama

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social "X", pasi SPAK i kërkoi Kuvendit heqjen…

46 minutes ago

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka njoftuar se i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë, heqjen…

57 minutes ago

Gjykata trondit PSG-në, i jep Mbapes të drejtë për shumën e jashtëzakonshme

Një gjykatë pune në Paris, ka vendosur sot që PSG i detyrohet Kilië Mbapes 60 milionë euro. Kjo shumë duhet…

1 hour ago

Aksident në në aksin Lushnje-Berat, tre makina përplasen me njëra-tjetrën

Mesditën e kësaj të marte, një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve është regjistruar në aksin nacional Lushnjë–Berat. Ngjarja…

1 hour ago