Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Azerbajxhanit me rezultat 2-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Hungari.
Sylvinho e nisi lojën me shumicën e lojtarëve që besohet se do të luajë në ndeshjen hapëse të Euro 2024.
None found
Nuk shkoi shumë dhe vetëm pas 11 minutash kuqezinjtë arritën ta zhbllokonin sfidën pas një dominimi.
Ylber Ramadani pasoi bukur te Nedim Bajrami i cili me nëj goditje të bukur nga 20 metra arriti të shënojë në portën e Shahrudin Mahammadaliyev.
Kuqezinjtë kishine dhe dy raste në pjesën e parë me Bajramin, por që mesfushori sulmues nuk arriti të shënojë.
Azerët e nisën më mirë pjesën e dytë, me Shqipërinë që ishte paksa e ngathët në mbrojtje, por që porta mbeti e paprekur.
Rey Manaj i futur në pjesën e dytë, rrezikoi bukur në minutën e 66-të, por gjuajtja e tij e fuqishme u ndal nga portieri.
Por në minutën e 81-të, Shqipëria arriti të shënojë golin e dytë, me një aksion shumë të bukur, ku Naser Aliji asitoi, ndërsa Manaj me një gjuajtje të fortë shënoi për 2-0.
Në minutën e 87-të ishte radha për Qazim Laçin, i cili përfitoi nga një asistim i Bajramit për të shënuar për 3-0.
Azerbajxhani arriti të shënojë golin e nderit në minutën 90-të, kur Musa Qurbali shënoi për 3-1.
Shqipëria me dy fitore në miqësore duket gati për të udhëtuar drejt Gjermanisë për Euro 2024, ku në grup është me Kroacinë, Spanjën dhe Italinë.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…