Categories: sport

Drame shpallet “Lojtari i Ndeshjes” ndaj Tiranës: Skënderbeu duhet të përmirësojë mbrojtjen

Skënderbeu dhe Tirana u ndanë në barazim 1-1 në përballjen e javës së 4-t të “Abissnet Superiore”, të zhvilluar në stadiumin e Korçës. Pas përfundimit të takimit, komentet e tij i dha mesfushori i Skënderbeut, Ousmane Drame, i vlerësuar si “Lojtari i Ndeshjes”.

Të lidhura

None found

“Kam vetëm dy muaj që jam bashkuar me ekipin, ndërsa që në fillim u përfshiva në organikë. Përshtatja ka qenë shumë e mirë dhe sa herë trajneri më jep mundësinë të luaj, përpiqem të jap maksimumin dhe të ndihmoj skuadrën.

Sa i përket golave të pësuar, duhet të punojmë më shumë. Kemi lejuar realizime që mund të ishin shmangur, por çdo ditë po angazhohemi për të korrigjuar vështirësitë që kemi shfaqur në aspektin difensiv.

Në pjesën e parë nuk arritëm të luanim me lirshmërinë që dëshironim. Gjatë pushimit analizuam situatën dhe pas rikthimit në fushë patëm një ritëm tjetër. Ndryshimet e bëra nga trajneri na dhanë më shumë besim dhe na ndihmuan të merrnim frymë”, u shpreh Drame.

të fundit

Ethet e Nilit Perëndimor shkaktojnë viktimën e 11-të

"Një paciente 66-vjeçare nga Rosomani ka ndërruar jetë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, tek e cila u konfirmua në laborator…

3 minutes ago

Protesta studentore para Ministrisë së Arsimit, Al Jazeera: Të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe arsim më të mirë!

Al Jazeera ka raportuar për protestën studentore që nisi një ditë më parë, e cila është shoqëruar më tensione dhe…

5 minutes ago

Tensionet rikthehen para Ministrisë së Arsimit, protestuesit ngrenë barrikada

Tensionet janë rikthyer para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit janë përplasur sërish me efektivët e Policisë. [...]Read More...

11 minutes ago

Kallëzohet penalisht zyrtari policor në Kratovë, dyshohet se qëlloi disa herë në ajër

MPB njofton se ka ngritur kallëzim penal kundër zyrtarit policor i cili dyshohet se ka kryer veprën penale "Shkaktim i…

16 minutes ago

Në gjykatë nis procesi ndaj personit të akuzuar për kërcënim me vrasje ndaj Vjosa Osmanit

Mesazhi “Mas more se ajo që e shet venin pak esht plumbi per te, rnoft Albini me popullin” i postuar…

18 minutes ago

Rruga e Durrësit si “fushë-betejë”/ Protestuesit nuk dorëzohen, hedhin gurë në drejtim të efektivëve! Drejtori i Policisë Skënder Hita zbret në terren

Këtë të mërkurë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, ka zbritur në terren te protesta e studentëve përpara Ministrisë…

27 minutes ago