Shqipëria arriti të merrte një barazim në frymën e fundit përballë Kroacisë duke e ndalur me rezultatin 2-2.
Një dramë e vërtetë ato 20 minuta të fundit të ndeshjes me kroatët që përmbysën golin e Qazim Laçit e më pas Gjasula riktheu baraspeshën në minutën e 95’.
1 pikë që mban gjallë shpresën e Kombëtares për kalimin e grupit, edhe pse ishim kaq pranë fitores që mund të na dërgonte me një ‘këmbë’ në fazën tjetër.
Drama e kësaj ndeshje ka bërë bujë anembanë botës në mediet më prestigjoze që janë shokuar nga paraqitja e kuqezinjve.
Prestigjozja amerikane ESPN shkruan në Instagra,: Shqipëri, a e keni seriozisht.
Në Itali është sajti Fanpage.it që e konsideron këtë barazim si një favor ndaj Kombëtares së tyre që është më pranë kualifikimit. Faqja e famshme e futbollit në rrjete sociale, 433 shkruan: Drama deri në minutën e fundit.
Një tjetër medium amerikan, BR Football i kushton postimin Gjasulës duke shënuar: Rimëkëmbje për Klaus Gjasulën. Sky Sports shkruan: Shqipëria shpëton një pikë nga Kroacia në minutën e fundit të ndeshjes.
Ka vijuar diskutimi mes banorëve Ilir Vrenozi dhe Kristi Lamaj. Teksa kanë qenë në dhomën e gjumit, Vrenozi i tha…
Ylber Ramadani u shpreh i zhgënjyer me gjykimin, pas humbjes së Leçes ndaj Komos. Ekipi i Ramadanit u mposht 0…
Ursula von der Leyen njoftoi se ka kontaktuar udhëheqësit evropianë përpara takimit të nesërm midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe…
Deputetët demokratë Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD zhvilluan një protestë në Surrel, ku ndodhet edhe…
Ilir Vrenozi në një bisedë me Mirin brenda shtëpisë i ka treguar përshtypjet e tij mbi të dhe e ka…
Një nga temat e bashkëbiseduara në Foltoren e kryetarit të PD-së Sali Berisha në Korçë, ishte edhe ajo e zërave…