1 – Erling Haaland, Borussia Dortmund (110 milionë euro)
E ardhmja e Erling Haaland duket se është përsëri në Dortmund. Sulmuesi i mirënjohur norvegjez realizoi 8 gola në pesë javët e fundit të sezonit në Gjermani, duke përmbysur të gjithë planet që ishin hartuar në lidhje me të. Falë 6 golave të shënuar në Bundesliga ndaj rivalëve si Wolfsburg, Leipzig apo dhe Bayer Leverkusen, tre kundërshtarë të fortë që do të përfaqësojnë vendin teuton në sezonin e ardhshëm në Kupat e Evropës si dhe 2-golëshit të realizuar në finalen e Kupës së Gjermanisë, në mesin e këtij muaji, në Olympiastadion të Berlinit pikërisht ndaj “demave të kuq” të RasenBallsport Leipzig bomberi i pamëshirshëm nordik ka shtrënguar drejtuesit e klubit të famshëm nga Westfalia për të ndryshuar planet, deri në atë pikë sa për të hequr dorë nga ofertat tepër joshëse që pritet të vijnë në adresën e tyre, gjatë verës së ardhshme.
Falë golave të tij 20-vjecari norvegjez, që ka lindur në Qytetin e Leeds-it, kur babai i tij Alf – Inge Haaland luante për “whites” në Jorkshirin Perëndimor, ia doli mbanë për të kualifikuar në mënyrë spektakolare “verdhezinjtë” për në Zonën Champions, pa harruar gjithashtu edhe kontributin e tij në finalen e edicionit të 78 të DFB Pokal ndaj ekipit të drejtuar nga trajneri Julian Nagelsmann. Kështu sulmuesi i ri nordik shmangu telashet financiare për krerët te klubit nga Ruhri, duke u shndërruar në mënyrë të kuptueshme në një lojtar të domosdoshëm për Dortmundin. Nëse klubi do të dështonte në misionin Champions, atëherë me shumë gjasa drejtuesit e Borusias do të shtrëngoheshin për të sakrifikuar, duke pranuar ofertat marramendëse në adresë të tij, për të mbushur boshllëkun që do të krijohej vetvetiu në bilancin e përgjitshëm financiar.
None found
Më datën 3 prill skuadra e drejtuar nga gjermano – kroati Edin Terzic u mund brenda në Signal Iduna Park nga Eintrachti me shifrat 2-1, duke rrëshqitur në pozicionin e shtatë në tabelën e renditjes, plot 7 pikë larg vendit të katërt, që mbahej pikërisht nga “shqiponjat” e Frankfurtit. Shtatë javë para fundit gjithçka pra u ndërlikua dhe të gjithë menduan se objektivi Champions për “verdhezinjtë” ngjasonte vërtet shumë me një mision të pamundur. Dortmundi regjistroi 7 fitore në 7 sfidat e fundit në kampionat, duke e mbyllur këtë edicion të Bundesliga-s në vendin e tretë, madje me vetëm një pikë më pak se sa Leipzigu, që dy muaj më parë dukej sikur ishte vite dritë larg. Me golat e tij duket se Erling Haaland nuk ndryshoi vetëm fatin e klubit por gjithashtu edhe të ardhmen e tij.
Pa Zonën Champions drejtuesit e Dortmundit do të përballeshin në mënyrë të pashmangshme me humbje të rënda financiare, në aspektin ekoniomik. Klubi nga Westfalia ka humbur mesatarisht 4 milionë euro, vetëm nga ndeshjet e luajtura me dyer të mbyllura në shtëpi. Këtë sezon verdhezinjtë kanë zhvilluar 24 takime në total në Westfalen pa praninë e spektatorëve, për një dëm ekonomik që kap shifrën e 100 milionë eurove. Në këtë mënyrë kualifikimi për në Champions League për në sezonin tjetër ishte vërtet shumë i rëndësishëm për krerët e klubit, që i kanë premtuar 21-vjecarit anglez Jadon Sancho se do ta lënë të lirë, në rast se paraqitet për të një ofertë që luhatet mes 70-80 milionë eurove, por pa mbylljen e sezonit në katër vendet e para është e qartë që edhe e ardhmja e sulmuesit të tyre Erling Haaland do të ishte në dyshim, sidomos pas mesazheve të qarta që kanë lëshuar në distancë drejtuesit e Realit dhe Barcelonës.
Në këtë mënyrë Sancho mund të largohet por Haaland jo dhe duket se kjo është edhe zgjedhja e vetë sulmuesit të ri të përfaqësueses norvegjeze, që është i kënaqur me progresin e bërë të verdhezinjtë dhe këtë etapë normale të karrierës, përgjatë procesit konstant të rritjes dhe përmirësimit. Në një intervistë të fundit Erling Haaland ka deklaruar se ka një kontratë që e lidh atë me Dortmundin për disa vjet, marrëveshje të cilën dëshiron që ta respektojë. Vlen të theksohet gjithashtu fakti që 20-vjecari e mbylli sezonin në Bundesligë në vendin e tretë në listën e golashënuesve me 27 gola dhe 6 asist, vetëm një gol poshtë sulmuesit portugez të Eintracht-it Andre Silva dhe me 14 gola më pak se sa polaku Robert Lewandowski, që ia doli mbanë për të thyer pikërisht në sekondat e fundit rekordin e famshëm të kampionatit gjerman, regjistruar gjysmë shekulli më parë nga ish-sulmuesi legjendar i Bajernit dhe i “mannschaft”-it Gerd Muller.
Dashi Sot do përjetoni shume çaste romantike pranë personit qe dashuroni dhe do doni qe dita te mos ketë një…
Moti i keq, i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, ka shkaktuar përmbytje të mëdha në një distrikt pranë bregdetit…
Soni Malaj ka folur për herë të parë hapur për historinë e saj të dashurisë me Flori Mumajesin. Dhe po,…
Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer sot për herë të parë një takim me Sali Berishën në vitin 1992 kur kundërshtari…
Edi Rama ka komentuar për herë të parë debatet e fundit të brendshme në Partinë Socialiste, duke u ndalur edhe…
Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportin me Erion Braçen dhe zërat për tensione brenda Partisë Socialiste, duke theksuar se deputeti…