Bayerni i Mynihut shpallet kampion i Gjermanisë për herë të 9 radhazi dhe për herë të 29 në histori. Ndonëse pa zbritur ende në fushë për sfidën e javës së 32-të përballë Borussia Monchengladbach, bavarezët u shpallën kampionë pikërisht për shkak të humbjes së Leipzig, skuadrës që provoi t’i rivalizojë këtë sezon.
Anglezi Jadon Sancho u shndërrua në heroin e Borussias së Dortmundit, pasi shënoi dy herë në fitoren 3-2 ndaj Leipzig dhe ndihmoi verdhezinjtë të marrin një 3-pikësh mjaft të rëndësishëm në garën për një vend në zonën Champions.
Sfida nisi vrullshëm për vendasit, që kaluan në avantazh me anë të Marco Reus në minutën e 7’, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ishte Jadon Sancho që shënoi edhe golin e dytë. Megjithatë Leipzig nuk u dorëzua dhe rihapi takimin me Klosterman e riktheu baraspeshën me Dani Olmo në minutën e 77’.
Minutat e fundit ishin vërtetë spektakolare dhe me raste nga të dy skuadrat, por në fund gjithçka shkoi në favor të Borussias së Dortmundit që gjeti golin e fitores me Jadon Sanchon në minutën e 87’, duke marrë tre pikë që e ngjitin përkohësisht në vendin e katërt.
Del plotësisht nga gara për zonën Champions, Bayer Leverkusen, që nuk shko përtej një barazimi pa gola në transfertën ndaj Ëerder Bremen, ndonëse këta të fundit luajtën për disa minuta me një lojtar më pak.
Fitore mjaft të rëndësishme mori edhe Wolfsburg, që triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Union Berlin dhe u ngjit në vendin e tretë me 60 pikë, teksa hero i takimit ishte kroati Brekalo, që shënoi të tre golat e ndeshjes.
Sfida tjetër e kësaj pasditeje ishte ajo mes Hoffenhaim dhe Schalke 04-ës, që përfundoi me rezultatin 4-2 në favor të vendasve, të cilët rikuperuan disavantazhin e dy golave të pësuar në pjesën e parë.
Dashi Gjate gjithë kësaj dite do jeni me humor te mire dhe do ruani komunikimin e ngrohte me partnerin. Do…
Mario Gila është objektiv kryesor i Igli Tares për merkaton e janarit, siç raportohet në Itali. Mbrojtësi i qendrës vlerësohet…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, e informoi atë në një telefonatë të hënën në…
Analisti Baton Haxiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, shpjegoi se përse opozita humbi zgjedhjet në Kosovë.…
Trajneri i Kombëtares foli edhe për ecurinë e kuqezinjve si edhe u ndal te një fakt shumë interesant. Nëse Shqipëria…
Pjesët hidraulike që nevojiteshin për rregullimin e defektit të tubacionit në vlorë kanë mbërritur nga mbrëmjen e sotme nga Turqia.…