Napoli është gati të shesë kapitenin Lorenzo Insigne për 30 milionë euro këtë verë.
Kontrata e 30-vjeçarit skadon në qershor të vitit 2022 dhe sipas “La Gazzetta dello Sport” dhe “Corriere dello Sport”, napolitanët janë të gatshëm ta shesin atë për 30 milionë euro në afatin kalimtar të verës.
None found
Është raportuar se nuk ka gjasa që Insigne të nënshkruajë vazhdimin e kontratës me klubin e tij të fëmijërisë pasi ai dëshiron një rritje të pagës e cila aktualisht është 5 milionë euro, ndërsa Napoli është duke kërkuar uljen e pagave të lojtarëve për ta ruajtur stabilitetin financiar të klubit.
Lojtari italian gjithashtu dëshiron kontroll të plotë mbi të drejtat e tij të imazhit, diçka që Aurelio De Laurentiis nuk ka gjasa ta pranojë.
Napoli ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë euro nga Manchester United për qendërmbrojtësin e tyre Kalidou Koulibaly por do të pranonte një ofertë të ngjashme për të shitur Insignen.
Insigne u bashkua me Napolin nga Olimpia Sant’Arpino kur ishte vetëm 15 vjeçar dhe ka kaluar nëpër akademinë e klubit, duke bërë debutimin e tij për skuadrën e parë në një fitore 2-0 ndaj Livornos në vitin 2010.
30-vjeçari ka qenë i lidhur me Barcelonën dhe Tottenhamin dhe shënoi dy gola në shtatë paraqitje me Italinë në Euro 2020.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…