Në Rumani ka ardhur menjëherë edhe largimi i trajnerit Ouzounidis pas humbjes së pësuar nga Laçi. Kjo është cilësuar si tronditje e madhe për Craiovan pasi nuk e tregoi favoritin absolut në fushën e lojës.
Presidenti i klubit, Sorin Cartu, zgjodhi që të hiqte nga drejtimi teknikun grek dhe ndihmësin e tij, Bledar Kola.
Por në mediat greke po zbulohen arsye të tjera mbi shkarkimin e Ouzounidis.
Sipas asaj që raportojnë burime të brendshme nga trajneri në fjalë, gjithçka lidhej me dëshirën e presidentit të Craiovas për të ndikuar në formacion.
Pra Sorin Cartu ka zgjedhur disa futbollistë që duhej të luanin nga minuta e parë, por propozimi i hedhur nuk po pranohej nga Ouzounidis. Ka mjaftuar vetëm një shkas që ishte humbja me Laçin për të sjellë ndarjen e bashkëpunimit pasi kishin fituar Kupën dhe Superkupën.
Vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë, janë rritur ndjeshëm më 2025. Të dhënat e INSTAT në…
Sot, më 9 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.7 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro, blihet me 97.3…
Këtë të mërkurë në vendin tonë, depërtimi i një masë ajrore të freskët dhe të lagësht me origjinë Veriore, do…
Dashi Fale ndikimit shume pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do ece me se miri sot. Do vazhdoni ta…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të…
Një nga degët më të rëndësishme të sistemit ujëmbledhës të veriut të Shqipërisë, lumi Fan, po shndërrohet në një rrjedhë…