Gianluigi Donnarumma, portieri i Manchester City-t dhe i ekipit kombëtar italian, theu heshtjen e tij pikërisht mbi një argument mjaft delikat vetëm pak ditë pasi Italia dështoi për herë të tretë radhazi në Kupën e Botës. Pas eliminimit nga Bosnja Hercegovina, portieri italian shprehet përgjegjës për atë që ndodhi në Zenica ndërsa hodhi poshtë akuzat që janë ngritur mbi një bonus të kërkuar nga lojtarët.
“Kanë qenë ditë të vështira, siç ishin për të gjithë italianët që, si unë dhe i gjithë ekipi, donim me dëshpërim të ktheheshim në Kupën e Botës. Fatkeqësisht, nuk ia dolëm dhe duhet ta pranojmë këtë dhe të ecim përpara”, tha portieri italian për “Sky Sport”.
None found
Donnarumma, i cili nuk mbajti dot lotët, theksoi se tani duhet parë nga e ardhmja. “Ditët e para ishte e vështirë ta pranonim, por duhet të fillojmë nga e para, të ecim përpara dhe të reagojmë”, tha numri një i City-t.
Sa i përket lajmit që u publikua nga “La Repubblica”, sipas të cilit disa lojtarë të Italisë kërkuan një premio për kualifikimin, portieri tha: “Komentet më lënduan, fjalët që u thanë. Si kapiten, nuk i kërkova kurrë ekipit kombëtar asnjë euro. Ajo që bën ekipi kombëtar është një dhuratë për lojtarët që kualifikohen për një turne, por kaq është; askush nuk i kërkoi asgjë Federatës. Dhurata jonë ishte të shkonim në Kupën e Botës, por për fat të keq nuk ndodhi. Askush nuk kërkoi bonuse”.
Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është dënuar me 12 ndeshje pezullim nga Komiteti Disiplinor i Federatës Mbretërore të Futbollit të…
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim trepalësh me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin,…
Bashkimi Evropian po vijon përpjekjet për të çuar përpara procesin e zgjerimit, ndërsa Shqipëria renditet mes vendeve që konsiderohen pranë…
Besiktasi ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekjet për të transferuar yllin e Real Madridit, Brahim Diaz, gjatë afatit…
Audi ka prezantuar një funksion të ri për modelin kompakt elektrik A2 E-Tron, duke mundësuar që bateria e automjetit të…
Padi penale për ngacmim seksual dhe keqpërdorim të regjistrimeve të personave të tjerë me përmbajtje eksplicite seksuale janë ngritur kundër…