Categories: sport

Donnarumma me kërkesa të larta, Milani përgatit planin B

Pavarësisht negociatave të vazhdueshme muajt e fundit, Gianluigi Donnarumma dhe Milani duken ende larg marrëveshjes për një kontratë të re, duke qenë se aktualja skadon në fund të sezonit.

Kuqezinjtë janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re 56-vjeçare, me pagë 7 milionë euro në sezon, plus bonuset, ndërsa nga ana tjetër gardiani italian dhe menaxheri i tij Raiola kërkojnë 10 milionë euro neto, plus bonuset.

Të lidhura

None found

Kjo shifër është shumë e lartë për arkat e klubit milanez, që për të mos mbetur i papërgatitur në verë, ka gati edhe planin B, pasi po studion mundësinë e afrimit të portierit francez Mike Maignan, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe “L’Equipe”.

Gardiani 26-vjeçar është rritur në ekipet e moshave të PSG-së dhe prej vitit 2015 është pjesë e Lille, ku me paraqitjet mjaft të mira, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane.

Maignan ka kontratë deri në verën e 2022-shit dhe Lille dëshiron ta shesë në fund të sezonit për të mos e humbur me parametra zero, ndërsa vlera e kartonit të tij llogaritet rreth 10-15 milionë euro.

Megjithatë Milanit do t’i duhet të mposhtë konkurrencën e londinezëve të Tottenhamit, që e shohin Maignan si zëvendësuesin e duhur të Hugo Lloris dhe kanë nisur prej muajsh negociatat me menaxherët e tij.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

1 hour ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

2 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

2 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago