Maria Moran, gazetare e “Bein Sports” dhe “Gol TV” ka raportuar në polici kërcënimet dhe fyerjet që ka marrë në Twitter, pasi i bëri një pyetje “me spec” Carlo Ancelottit në një konferencë për shtyp: “A mendoni se Vinicius mund të shkojë drejt kartonit të kuq për këto protesta të vazhdueshme ndaj gjyqtarëve?”
Trajneri i Real Madridit iu përgjigj jo pa ironi, por me maturi dhe normalitet: “Nuk i duhet një e kuqe. Me gjithë ato të verdha që ka marrë, mjafton”. Disa orë më vonë, Maria Moran ra pre e fyerjeve të rënda dhe sulmit frontal në Tëitter, gjë që ajo ndau me Policinë Kombëtare.
“Ata urojnë që të më përdhunojnë, se vajza ime qenka bastarde, ofendime të rënda ndaj një foshnjeje… Gjithçka raportohet në Policinë Kombëtare”, – njoftoi Maria në Twitter.
Maria Moran ka qenë gjithmonë një tifoze e hapur e skuadrës tjetër madrilene, Atletico Madridit, dhe ky është mëkati i saj “origjinal” që ka krijuar një protestë të ashpër dhe absurde në rrjetet sociale, e cila ka tejkaluar çdo limit.
Kështu, një valë urrejtjeje dhe padurimi është derdhur në rrjetet sociale, me tifozët e Real Madridit që kanë harruar atë që ndodhi vetëm pak muaj më parë, kur ishte vetë Moran ajo që ndërhyri në favor të tyre dhe në ndihmë të Vinicius.
Ditën e sotme, Agjentët e BKH-së, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, kanë ushtruar kontrolle në bizneset e Klajdi Merkajt.…
Rodrigo De Pol, konsiderohet me shaka nga tifozët si truproja e Lionel Mesit, pasi mesfushori ka qenë gjithmonë në krah…
Ludo Lee është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 4 në spektaklin e së hënës. Ai me origjinë është…
Ditën e sotme 16 dhjetor 2025, Prokuroria e Posaçme, SPAK ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj,…
Sulmuesi gjerman, Karim Adeyemi thuhet se ka kërkuar të largohet nga Borussia Dortmundi për shkak të kërkesës të së dashurës…
Në Konferencën e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit ku ishin të pranishëm partnerë europianë, të shoqërisë civile dhe…