sport

“Do të japim shpirtin ndaj Italisë që t’i gëzojmë tifozët”, Asani deklarohet pas fitores ndaj Lihtenshtejnit

Shqipëria fitoi me rezultat bindës 3-0 në miqësoren ndaj Lihtenshtajnit e cila u zhvillua në Hungari.

Në mesin e golashënuesve ishte edhe Jasir Asani, i cili realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për të dyfishuar epërsinë e Shqipërisë.

Pas përfundimit të ndeshjes, Jasani tha se Shqipëria do të udhëtojë në Gjermani me mentalitet fituesi.

“Kam luajtur disa vite në Hungari, jam ndjerë shumë mirë. Kur klubi nuk më ndihmon dot, duhet të marrë maksimumin tani. Me ka ndihmuar shumë stafi dhe drejtorit. Pavarësisht se nuk kam pasur minuta, kam bërë stërvitje shumë, për të qenë në formë të mirë, sepse na pret një rrugëtim i gjatë dhe i fortë”.

“Çdo ndeshje është e vështirë, si miqësore, si kualifikuese. Ne futemi për të dhënë maksimumin. Duhet të shkojmë drejt Gjermanisë me mentalitet fituesi”, ka thënë fillimisht Asani.

“Nuk e di për goditjet e dënimit, kush do i gjuajë, do të vendosë stafi. Nga një goditje standarde ta fitojmë ndeshjen. Çdo lojtar ka dëshirë të shënojë gol. Jemi një familje e madhe, do të jemi kështu gjithmonë”.

“Na pret një rrugëtim i madh në Gjermani. Me këtë grup, po përgatitemi shumë, jemi një grup shumë i fortë. Do bëjmë gjëra të mira”.

Tutje, Asani tha se do të japin maksimumi nga vetja që të marrin tri pikët në ndeshjen hapëse ndaj Italisë.

“Kundër Italisë një ndeshje shumë e madhe. Si me Brojën, Dakun apo Manajn, do të jemi të gjithë një, do të japim maksimumin për këtë fanellë. Do të japim shpirtin që t’i gëzojmë tifozët me një fitore ndaj Italisë”.

“Muçi më falenderoi te goli. Njësoj si me Laçin që bëri gol ndaj Bullgarisë, situatë e ngjashme ishte”, përfundoi futbollisti shqiptar. /Telegrafi/

të fundit

Njihuni me “surprizat” e motit gjatë kësaj të mërkure

Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata…

4 minutes ago

DRAFTI/ Propozohet organizimi i ri, institucionet e varësisë do bashkohen me agjencitë autonome

Qeveria ka propozuar ndryshime në organizimin e institucioneve të administratës publike, duke reduktuar kategorinë e institucioneve jo-ministrore nga 3 që…

33 minutes ago

Horoskopi 20 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Mos jini shumë xheloz në raport me partnerin/en, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të ruani hapësirat…

9 hours ago

Tragjedi në Afganistan/ Kamioni përplaset me autobusin dhe motoçikletën, humbin jetën 71 persona, mes tyre edhe 13 fëmijë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Afganistan. Siç raportohet më shumë se 70 persona, përfshirë 17 fëmijë, u vranë në…

9 hours ago

Papa Leone XIV reagon pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë: Ka shpresë, por duhet të punojmë shumë

Pas zhvillimeve të fundit diplomatike mes SHBA-së dhe Rusisë në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, Papa Leone…

9 hours ago

Makina e policisë në sens të kundërt në Pogradec, gjobë dhe heqje patente për efektivin

Një efektivi policie i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e…

10 hours ago