Vazhdon çështja Novak Djkovic në Australi. Pavarësisht se tenisti serb arriti të fitonte në gjykatë për anulimin e vizës dhe më pas filloi stërvitjen në Rod Laver Arena, serbi vazhdon të jetë nën “gjemba” sa i përket vazhdimësisë së tij.
Informacionet që kanë dalë së fundmi nuk e kanë lënë të qetë numrin 1 të botës në tenis.
Disa media australiane zbulojnë se, pavarësisht faktit se Djokovic pas mbërritjes së tij në Australi siguroi se nuk kishte udhëtuar në asnjë vend tjetër në 14 ditët e fundit, kjo po rezulton të jetë një gënjeshtër.
Fotot që janë shfaqur në rrjetet sociale në orët e fundit nxjerrin zbuluar serbin. Djokovic rezultoi pozitiv për herë të dytë me Covid-19 më 16 dhjetor dhe më pas mori pjesë një një ceremoni në Boegrad. Ai filloi të stërvitej në vendlindjen e tij më datë 25 dhjetos pasi 3 ditë më parë kishte rezultuar negativ.
Mirëpo, një javë më vonë, më datë 31, Djokovic u kap duke u stërvitur në ambientet e klubit të tenisit Puente Romane në Marbella dhe ku nuk hezitoi të bënte një foto me djemtë e Akademisë.
Sotogrande tregon praninë e tij në Spanjë parpara se të nisej më 4 janar për në Melburn. Policia Kufitare Australiane tashmë është duke e hetuar këtë çështje, e cila edhe një herë ndërlikon edhemë shumë rastin Djokovic. r.t/albeu.com
Kryeministri i Polonisë ka kërkuar të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, pasi vendi i tij rrëzoi dronë rusë në hapësirën…
Dy ditë para nisjes së legjislaturës së re të Kuvendit, Partia Demokratike mblodhi sot Kryesinë, e para pas humbjes së…
Këtë të mërkurë, ish-kryeministri dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka nisur mbledhjen e Kryesisë së PD-së…
E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Julia Ilirjani ka bërë një deklaratë të papritur, duke i…
Erogen Vaso, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit të para dy ditëve në Shkodër, është marrë sërish në pyetje…
Këtë të mërkurë, kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie, 30 personat e arrestuar nga megaoperacioni…