sport

Djali i Kumanovës, krenari e pastër shqiptare! Taulant Seferi, një shembull i madh që “ulëret” te Kombëtarja Shqiptare

Taulant Seferi është një krenari e pastër shqiptare, një shembull i madh që “ulëret” te Kombëtarja Shqiptare. Nëse do të flisnim për të para kualifikueseve të Europianit, askush nuk do të guxuar të thoshte se Shqipëria do të kualifikohej dhe Seferi do të gjendej në listën përfundimtare, ndoshta as vetë Taulanti.

Jeta e ka hedhur dhe e ka pritur. Dikur te Shqipëria U-21 ishte ylli më i madh që ne kishim, i një tjetër kalibri dhe niveli, por dëmtimet dhe fati i keq e ndoqën te Young Boys aq sa për disa kohë, u zhduk fare nga harta. Më pas ajo ringritje te Tirana dhe kualifikueset e Europianit ku rezultoi brilant me Kombëtaren.

Taulant Seferi u rikthye, si askush nuk e priste, askush nuk do të guxonte për të, përveç Silvinjos. Por në të gjithën këtë kohë, Seferi nuk ka ndryshuar kurrë dashurinë e tij të madhe dhe vetë mohimin për Kombëtaren. Këtë e ka dëshmuar më së miri dhe në konferencën e sotme për shtyp. Teksa gazetarët e pyetën nëse e sheh Europianin si trampolinë për karrierën e tij, Seferi u shpreh:

“Europianin nuk e shoh për kontratë, por si gjënë kryesore për të gjithë kombin shqiptar. Ne jemi këtu për të dhënë dhënë maksimumin dhe për të punuar fort për Kombëtaren shqiptare. Transferimin nuk e mendoj tani, e mendoj pas Europianit”.

Sepse ky është Seferi, djali i Kumanovës, një krenari e pastër shqiptare. Madje ai nuk ngurroi as që të ngrejë në qiellin e shtatë, konkurrentin e tij në krahun e majtë të sulmit, Arbër Hoxhën. Pavarësisht se ngritja e këtij të fundit nënkupton rrezikun e uljes në stol të Seferit, Taulanti e di fare mirë se klubi është një tjetër histori nga Kombëtarja dhe ndihet falënderues Zotit, që po përjeton këtë moment historik, kudo qoftë, në fushë, në pankinë apo edhe në tribunë.

“Arbër Hoxha është talent i madh, një lojtar me cilësi shumë të mira dhe jam i lumtur që luajti dhe ka vendosur të luajë për Shqipërinë. Pa dyshim që kur ka konkurrencë, edhe grupi bëhet më i fortë, ekipi bëhet më i fortë dhe kjo është diçka e mirë për Kombëtaren shqiptare”, tha Seferi. Një shembull i madh sesi duhet të sillen lojtarët karshi këtyre ngjyrave. Nuk ka rëndësi minutazhi, ftesa apo lënia në hije, mjafton që sa herë të thërret Shqipëria, të jetë i gatshëm, si një “ushtar modern” në shërbim të kombit.

të fundit

Anulohet dënimi prej 500 milionë dollarësh ndaj Donald Trumpit

Një gjykatë apeli ka hedhur poshtë një gjobë prej 500 milionë dollarësh (mbi 430 milionë euro) që presidenti amerikan, Donald…

16 minutes ago

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Me dy…

35 minutes ago

Igli Tare nuk i heq sytë nga Gjimshiti, mbrojtësi shihet si “paketë shkëmbimi” për amerikanin

Igli Tare po ndërton Milanin nga e para, me futbollistë të rinj, të cilët dëshiron t’u shtojë pak eksperiencë nga…

36 minutes ago

Aktori Naun Shundi në gjendje të rëndë shëndetësore, dy ministri mbulojnë kurimin

Ministria e Shëndetësisë dhe e Kulturës kanë njoftuar se do t’i mbulojmë të gjitha shpenzimet e kurimit për aktori Naun…

59 minutes ago

I mahniti të gjithë me veshjen e tij në Shtëpinë e Bardhë, kush është stilisti “hero” i Volodymyr Zelenskyt që e bëri të marrë aq shumë komplimente

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë, ka mahnitur administratën e Donald…

59 minutes ago

Makina përplaset me murin rrethues të një banese, dy të plago*ur në Fier

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi ka…

1 hour ago