Categories: sport

Dita e sulmuesve “kuqezi”, Vrioni shënon tregolësh dhe shpallet lojtari i ndeshjes

Giacomo Vrioni ka realizuar tripletën e parë në kampionatin austriak të futbollit. Sulmuesi u huazua në qershor nga Juventusi te Tirol, ekip ku është përshtatur shumë mirë, po luan dhe po shënon.

23-vjeçari ishte protagonist absolut në suksesin e sotëm 5-1 kundër Wolfsberger, duke gjetur tri herë rrugën e rrjetës.

Vrioni zhbllokoi takimin në minutën e 26-të, teksa shënoi edhe dy herë të tjera në fraksionin e dytë të ndeshjes (62’ dhe 86’), duke u zgjedhur lojtari më i mire i ndeshjes.

Sulmuesi shqiptar (2 ndeshje me kombëtaren) është ngjitur në kuotën e 8 golave sezonalë në elitën e futbollit austriak, duke ndarë vendin e dytë në renditjen e golashënuesve bashkë me Yeboah (Sturm Graz) dhe Pink (Austria Klagenfurt).

Fitore shumë e rëndësishme kjo për Tirol, që është ngjitur në vendin e dhjetë pas suksesit të thellë ndaj skuadrës që mban vendin e dytë në renditje.

Tags: golvrioni

të fundit

Horoskopi 2 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri sot mund të ndjeni nevojën për më shumë komunikim…

48 minutes ago

Më shumë se 48 mijë shqiptarë kontribuojnë për pension privat

Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrën 48 mijë…

58 minutes ago

Të paktën 31 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, shumica prej viktimave ishin gra dhe fëmijë

Izraeli ka kryer sulme ajrore në mbarë Rripin e Gazës të hënën, më 1 shtator, duke vrarë të paktën 31…

1 hour ago

Të mbuluar nga pluhuri, fshatarët afganë përballen me pasojat shkatërruese të tërmetit

Pak para mesnatës së të dielës, Matiullah Shahab u zgjua nga lëkundjet e forta që përfshinë shtëpinë e tij në…

1 hour ago

Çfarë po përgatitet? Forcat e NATO-s në Gjermani në gatishmëri përpara stërvitjeve ushtarake Rusi-Bjellorusi

Gjermania nuk pret një sulm rus në territorin e NATO-s nën përgatitjet e një stërvitjeje të përbashkët ushtarake ruso-bjelloruse të…

2 hours ago

Zbardhet padia 2 milionë USD e Bleona Qerretit ndaj Evi Kokalarit: Më implikoi në thashetheme er*tike

Këngëtarja Bleona Qerreti ka paditur në Gjykatën e Lartë të Shtetit në Nju Jork, SHBA, Evi Kokalarin. Sipas akt-padisë, një…

2 hours ago