Një javë pas vendimit për të lënë Lacion dhe për të përqafuar projektin “Inter”, Simone Inzagi është gati të zbarkojë në Milano.
Pasi zgjidhi problemet ekonomike me klubin kryeqytetas, trajneri do të jetë sot në Milano, duke vizituar fillimisht selinë dhe më pas qendrën sportive të zikaltërve, teksa në të njëjtat orare klubi do të zyrtarizojë emërimin e tij si pasardhës i Antonio Kontes. Gjithsesi, për Inzagin nuk do të jetë një ditë si një “turist”, pasi pritet që ai së bashku me bordin drejtues të trajtojë edhe çështjet e merkatos.
None found
MERKATO – Temat e diskutimit janë tri në thelb: shitja e të paktën një ylli për të shëruar nevojat e llogarive (Hakimi duket i përzgjedhuri me PSG-në, Bajernin dhe Çelsin që janë tashmë në garë), por ndërkohë pritet edhe dhënia e OK për shitjet definitive të të padëshiruarve të huazuar si Zhoao Mario, Naingolan dhe Dalbert.
Sa i përket merkatos në hyrje, ka shumë të ngjarë që në të djathtë Darmian të promovohet si titullar për të kompensuar lamtumirën e Hakimit, por me Marotën që po punon për të marrë Florencin nga Roma. Në të majtë objektivat janë Emerson Palmieri i Çelsit, por edhe Emerson Rojal i Barcelonës apo edhe Kostiç apo Klaus po monitohen nga Interi. Ndërkohë, Inzagi ka deklaruar të paprekshëm vetëm dy: Nikolo Barelën e Romelu Lukakun.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…
Në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Buxhetin e vitit 2027 me një…
Presionet më të larta nga mungesa e krahut të punës, pensionet e pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës dhe…
Ditën e sotme, Shqipëria do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të…
Dashi Kjo është një ditë e mrekullueshme për t’i shfaqur dashurinë burrit tuaj. Dita është gjithashtu e mirë për takime…
Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…