Pas hapjes spektakolare mbrëmjen e djeshme në “Olimpiko” të Romës, Kampionati Evropian vazhdon sot me tre ndeshje që luhen në grupet A dhe B.
Të parët në fushë (ora 15:00) do të jenë futbollistët e Uellsit dhe Zvicrës që janë në Grupin A së bashku me Italinë dhe Turqinë të cilët mbrëmë luajtën mes tyre (3: 0).
Zviceranët, ku luajnë dhe disa shqiptarë, me Granit Xhakën që mban shiritin e kapitenit, shihen si favorit në këtë duel i cili do të luhet para 35,000 spektatorëve në stadiumin “Olimpik” në Baku. Ndryshe nga Uellsi, të cilët kanë patur luhatje në formë kohët e fundit, zviceranët kanë festuar në gjashtë ndeshjet e fundit, duke përfshirë ndeshjet e Ligës së Kombeve, kualifikueset e Kupës së Botës dhe ndeshjet miqësore, dhe janë në një humor të shkëlqyer për duelin e sotëm.
Danimarka dhe Finlanda do të hapin kompeticionin në Grupin B në orën 18:00 në një ndeshje që do të luhet para t 25,000 spektatorëve në “Parken Stadium” në Kopenhagen. Danimarka është favorit i madh në këtë ndeshje dhe ne mund të shohim forcën e kësaj kombëtareje në ndeshjen e fundit kur ata mundën Bosnjen në një ndeshje miqësore (2-0). Në prag të kampionatit, finlandezët pësuan tre humbje radhazi në ndeshjet miqësore, kështu që është e diskutueshme sa mund të bëjnë në këtë takim.
Ndeshjen më interesante e ditës së sotme, është ajo mes Belgjikës dhe Rusisë në orën 21:00. Kjo ndeshje luhet në “Gazprom Arena” në Shën Petersburg para 34,000 spektatorësh.
Belgjika është një nga favoritët e turneut, dhe në 9 ndeshjet e fundit të luajtura para fillimit të EURO-s ka fituar 7 prej tyre.
Mirëpo, belgët kanë probleme me dëmtimet, kështu që De Bruyne dhe Witsel nuk do të luajnë sonte. Nga ana tjetër, rusët do të jenë pa Mostovoy, dhe në prag të kampionatit patën luhatje në formë, dhe në ndeshjen e sotme përballë një kundërshtari si Belgjika do ta kenë mjaft të vështirë.
Programi i ditës së dytë të Kampionatit Europian:
15:00 / Uells – Zvicër
18:00 / Danimarkë – Finlandë
21:00 / Belgjikë – Rusi
Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…
Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…
Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…
Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…