sport

Disa yje të Man United të gatshëm të largohen, por presin vetëm vendimin nëse do shkarkohet Ten Hag

Sipas Manchester Evening News, disa lojtarë kryesorë të Manchester United nuk kanë vendosur ende për të ardhmen e tyre dhe janë duke pritur për të parë se çfarë vendimi do të marrë klubi në lidhje me Erik ten Hag.

Sezoni i dytë i holandezit në krye të Djajve të Kuq nuk ka shkuar sipas planit dhe United aktualisht është në vendin e shtatë në Ligën Premier me 50 pikë nga 32 ndeshje.

E shtata është përfundimi më i keq i United në epokën e Ligës Premier, të cilin ata e regjistruan në sezonin 2013-14 nën drejtimin e David Moyes.

Djajtë e Kuq janë 13 pikë pas Aston Villas së vendit të katërt dhe 10 pas Tottenham Hotspur të vendit të pestë.

Në rrethanat aktuale, nuk ka gjasa që ata të sigurojnë kualifikimin për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, United do të shohë shtatë lojtarë jashtë kontratës gjatë verës.

Grupi INEOS i Sir Jim Ratcliffe pritet gjithashtu të shkurtojë skuadrën e fryrë të United.

Lojtarët, megjithatë, thuhet se janë në pritje të një vendimi për të ardhmen e Ten Hag.

Ish-trajneri i Ajaxit mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij se ai do të jetë në krye sezonin e ardhshëm.

Ai gjithashtu i ka kërkuar klubit të emërojë zyrtarët e duhur, të cilët mund të ndihmojnë në nënshkrimin e objektivave të tij të transferimit.

Hierarkia e Manchester United, megjithatë, mbetet e pasigurt për holandezin, sipas raportimit të lartpërmendur.

Forma e dobët e fundit e United nuk e ka ndihmuar as kauzën e trajnerit. Ata kanë fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit të ligës, duke barazuar në tri dhe duke humbur një tjetër. /Telegrafi/

të fundit

FOTO/ Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja

Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes…

2 hours ago

Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri

Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…

3 hours ago

VIDEO/ Gol prej bomberi, Kurtulan vazhdon të shkëlqejë në Turqi

Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…

4 hours ago

800 emigrantë në Angli brenda ditës/ Rekord i ri kalimesh ilegale, 13 gomone kaluan La Manshin vetëm të shtunën

E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…

4 hours ago

VIDEO/ Intervista që po bën xhiron e rrjetit, futbollisti 10-vjeçar: Barça më largoi dhe nuk më shpjegoi pse, Jamal kujton se është Mesi

Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…

4 hours ago

EMRI/ Plagosja në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë pl*gë në gjoks dhe bark

Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…

4 hours ago