Categories: sport

Diomande dhe Adeyemi, dy futbollistët që mund të kishin ndërruar skuadrat në El Clasico

Yan Diomande dhe Karim Adeyemi janë kthyer në emra gjithnjë e më të rëndësishëm për Real Madridin dhe Barcelonën. Por gjatë afatit kalimtar të verës, të dy mund të kishin përfunduar pikërisht te rivali i përjetshëm i skuadrës ku luajnë sot.

Te Real Madridi, 19-vjeçari Diomande ka përfituar nga mungesa për shkak pezullimi e Vinicius Juniorit dhe ka siguruar një vend në formacion. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka shënuar tri gola në katër paraqitjet e fundit, duke treguar se mund të jetë një alternativë e vlefshme për madrilenët.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, Adeyemi, 24 vjeç, është bërë pjesë e rëndësishme e rotacionit të Barcelonës. Trajneri Hansi Flick vijon t’i besojë futbollistit gjerman, i cili pritet ta nisë El Clasicon e sotëm nga stoli, përveç ndonjë ndryshimi të papritur. Diomande, nga ana tjetër, parashikohet të jetë titullar.

Gazetari Fabrizio Romano ka raportuar se verën e kaluar dy lojtarët kishin mundësi të përfundonin në skuadrat e kundërta. Borussia Dortmundi ia kishte ofruar Adeyemin Real Madridit, pasi gjermani nuk dëshironte të rinovonte kontratën. Klubi madrilen, megjithatë, nuk e pranoi mundësinë, pasi po kërkonte një profil tjetër për repartin e sulmit.

Adeyemi vetë dëshironte të transferohej te Barcelona, ku do të gjente Flickun, trajnerin që kishte besim të madh te cilësitë e tij. Gjermani këmbënguli për kalimin, i cili në fund u realizua.

Edhe Diomande ishte në planet e Barcelonës, e cila po kërkonte një sulmues anësor. Klubi katalanas e kishte ndjekur për një periudhë talentin nga Bregu i Fildishtë, por kur u krijua mundësia për të marrë Anthony Gordonin nga Newcastle United, vendosi t’i jepte përparësi anglezit.

Vendimi i Barcelonës i la rrugë të hapur Real Madridit, që po kërkonte përforcime në ofensivë për shkak të pasigurisë lidhur me të ardhmen e Vinicius Juniorit. Madrilenët përfundimisht investuan te Diomande, i cili, sipas raportimit, u bë transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit.

Tani, dy futbollistët që mund të kishin veshur fanellat e kundërta do të përballen si kundërshtarë në El Clasico. Sikur Barcelona të kishte zgjedhur Diomanden në vend të Gordonit dhe Real Madridi të kishte pranuar ofertën për Adeyemin, karriera e të dyve mund të kishte marrë një drejtim krejt tjetër.

të fundit

Bernardo Silva në garë për një vend titullari në El Clasico, Mourinho mund të ndryshojë formacionin

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, mund të përgatisë një befasi në formacionin titullar për përballjen e madhe ndaj Barcelonës,…

43 seconds ago

Kryeziu shënon supergol në minutën e dytë, Egnatia kalon në avantazh ndaj Dinamos (VIDEO)

Dinamo - Egnatia DINAMO 0-1 EGNATIA (Kryeziu 2')“Abissnet Superiore”: Java 8-tëStadiumi: “Elbasan Arena”Arbitër: Juxhin Xhaja FORMACIONET ZYRTARE:DINAMO: Teqja; Ismaili, Dita, Aliji,…

7 minutes ago

Tensione para Kryeministrisë, të rinjtë godasin me gurë autobotin e ujit

Tensione të reja janë regjistruar përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të autobotit të ujit…

8 minutes ago

Rikthehen përplasjet para Kryeministrisë, policia shoqëron protestues dhe përdor spraj djegës

Situata është tensionuar sërish përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku forcat e Policisë së Shtetit kanë rinisur shoqërimin e protestuesve, në…

18 minutes ago

El Clasico i 265-të: Barcelona kërkon rekord, Real Madridi synon të ngushtojë diferencën

Barcelona dhe Real Madridi përballen në El ClAsicon e 265-të, në një duel që mund të ketë ndikim të madh…

19 minutes ago