Sulmuesi Federiko Kieza, shënoi për Liverpulin 6 minuta pasi u aktivizua në lojë, në ndeshjen hapëse për sezonin 2025-26 të Premier Ligës.
Pas fitores, italiani foli për “Sky Sport”, ku u shpreh se Diogo Jota e ndihmoi nga lart që të shënonte gol.
“Pas golit, mendimet e mia të para shkuan te Diogo (Zhota), vëllai i tij dhe familja e tij. Dua të besoj se që nga atje lart ai më ndihmoi të shënoja gol”, tha ai.
Pas kësaj, Kieza mori një moment për t’u çliruar nga barra, duke pasur parasysh dështimin e sezonit të kaluar me të kuqtë, dhe për të shijuar rikthimin e tij me stil.
“Goli më shpërblen për punën që kam bërë. Arrita në kushte të vështira sepse nuk u stërvita me Juven dhe kjo më penalizoi. Pas një viti, po marr njëfarë kënaqësie”, sulmoi ai bardhezinjtë.
“Falenderoj mjekët dhe trajnerin (Arne Slot) që më dhanë këtë shans dhe që kanë qenë gjithmonë të shkëlqyer me mua. Goli është edhe për të”.
Në fund ai u ndal edhe te e ardhmja e tij duke pasur parasysh Kupën e Botës 2026 verën e ardhshme dhe nevojën e tij për minuta në këmbë: “Do të flasim me Liverpulin, por jam i lumtur këtu. Jam në një nga ekipet më të mira në botë. Jam i lumtur që e vesh këtë fanellë. Duhet të jem gjithmonë gati dhe të provoj se mund të luaj për këtë ekip”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu të dielën gatishmërinë për të hequr dorë nga përpjekja e vendit të tij për tu…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kamzës ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi…
Bashkëshortja dhe djali i Shpat Kasapit janë kthyer në Itali, por kësaj here rruga e tyre është bërë pa të!…
Moderatorja, Einxhel Shkira, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në rrjet se kishte pësuar një aksident të rëndë. Përmes një…
Të paktën 11 njerëz janë vrarë dhe gati 30 të tjerë janë plagosur kur persona të armatosur hapën zjarr gjatë…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht pas deklaratës së Byrosë Kombëtare të Hetimit, lidhur me një episod të ndodhur në…