Dinamo ka fituar 4-2 ndaj Partizanit në derbin e zhvilluar sot, të vlefshëm për javën e katërt të “Abissnet Superiore”. Pas përfundimit të takimit, trajneri i skuadrës fituese, Ilir Daja, analizoi ndeshjen dhe paraqitjen e ekipit të tij.
None found
“Derbi është një përballje ku zakonisht mund të ndodhin të tria rezultatet. Sot pati shumë gola dhe raste të shumta nga të dyja skuadrat. Tifozët në stadium dhe të gjithë dashamirësit e futbollit panë një derbi me gjithçka brenda. Natyrisht, ne jemi më të kënaqur, pasi Partizani është një prej rivalëve tanë dhe ka një kontigjent vërtet të mirë.
Kjo është java e tretë radhazi që marrim fitoren. Kemi pasur edhe ngarkesën e ndeshjeve në Europë, ndërsa me afrimin e disa lojtarëve të rinj do të rrisim më tej cilësinë e ekipit.
Ndoshta në minutat e para e morëm pak lehtë ndeshjen, ndërsa më pas kuptuam se Partizani po luante me shumë agresivitet.
Fushat sintetike kërkojnë një tjetër lloj sakrifice. Partizani na sulmoi më tepër nga krahu i djathtë dhe ne u morëm me këtë situatë sa herë topi kalonte nga krahu i majtë në të djathtin. Për sa i përket manovrës, nuk pati shumë, ndaj edhe u krijuan kaq raste. Në pjesën e dytë, duke pasur parasysh atë që kishim në dispozicion dhe avantazhin e krijuar në pjesën e parë, duhej ta menaxhonim ndeshjen më shumë”, deklaroi Ilir Daja.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bëri të ditur se nesër (e enjte) në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”…
Qatip OsmaniNë javën e 9-të të Superiores, Laçi u ndal në barazimin 1-1 përballë Skënderbeut [...]Read More...
Interi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Venezias, në kuadër të xhiros së nëntë të Serie A, në një…
Regjisori iranian, Jafar Panahi, fitues i Palmës së Artë në Festivalin e Filmit në Kanë, është dënuar me pesë vite…
Avokati i Popullit ka shkuar në burgun e Fierit për të inspektuar ligjshmërinë e transferimit dhe të mbajtjes në izolim…
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për paketën e masave fiskale që pritet të zbatohet nga 1 janari 2027. Ai…